in

Shkolla në kujtime, me djalërinë dhe vajzërinë e mbetur pas…

Nje fotografi shkolle eshte me shume se nje kujtim. Kete e thone te gjithe dhe shpesh u kthehen albumeve te jetes ne faqet e te cilave zene vend edhe fotot e viteve te shkolles.

Hidhuni nje sy ketyre fotove dhe me siguri do lumturoheni nese gjeni veten ne to.

Jane foto qe te mbushin me mendime dhe kujtime per oborrin dhe porten e shkolles, per banken dhe koridorin, per klasen tende qe ne kujtime e sjelle ne mend me kendin e letrarit dhe vjershen tende te pare , te natyralistit,matematikantit apo fizikantit te ri…

 

Mbi te gjitha ke ne sy e ne mendje shoket e klases, mesuesit qe te kane mesuar dhe brenda shpirtit tend levizin rrathet e kujtimeve…

A te kujtohet kur more noten e pare, kur shoku te ngacmoi nen bange, apo…lodrat dhe vallzimet, kenget dhe shetitjet…?

Po dita e fundit, po matura, po ndarjet dhe takimet;

“ lamturmire”, “ udha e mbare, “ mireutakofshim”…

Po tani qe nga viti i pare e matura e mbyllur kane kaluar kaq e kaq vite, cfare te kujtohet?

Me siguri keni shume gjera per te thene, per te treguar edhe tani, pas kaq vitesh . Vertet qe s`je ai apo ajo qe ke qene, tani me djalerine dhe vajzerine e mbetur pas po perseri eshte bukur te kalosh vitet e tua neper kujtime.

What do you think?

Written by Admini

Mirëmëngjesi me një poezi të poetit Hadër Mevlani “ Një ndodhi e thjeshtë, por që se kam harruar…”

Kulaçi i fëmijërisë, e bëni dot?