Kjo foto nuk eshte as e para dhe as e fundit me e vjetra ne kohe per lagjen Dunavat ne qytetin e Gjirokastres qe na e dergoi nje nga fansat e faqes tone, Arian Veizati.
Nuk eshte e plote per gjithe lagjen, vetem nje pjese e saj.
Edhe pse nuk e dime se c`viti i takon po mendojme qe duhet te jete nga viti 1920 .
Sigurisht qe kjo nuk eshte e vetmja qe te perfaqesoje Lagjen Dunavat do kete dhe te tjera me te hershme qe ekzistojne ne sepete dhe albume qe hapen apo shfletohen nje here ne mot.
Disa i mbajne dhe i trajtojne ato “teper sekret” kur vleren e kane kur ekspozohen dhe promovohen per hershmerine dhe historine qe ato mbartin, ndaj dhe dergoni t`i hedhim ne faqen gjirokastraonline.
Marrim shkas nga kjo foto per te qendruar afer saj dhe per te folur per shtepine e pare, buze rruges, shtepi private por qe pas 44 e sekuestruar, pastaj e banuar dhe dy dhoma kopsht i femijeve, me dreke apo pa dreke nuk na kujtohet por mbajme mend qe aty femijet kendonin, recitonin vjersha, kercenin valle, dilnin dhe shetitje ne rrugen e ne kala ne rresht te kapur nga cepat e perpareseve.
Po dhe shtepite rreth saj e me lart kane jeten dhe historine e tyre. Ndonjera sot dhe nuk ekziston, restaurime jane bere, kjo pjese e lagjes si e tera ka ndryshuar, por qe kur e i sheh ne foto ndien kenaqesi e njekohesisht dashur, krenari dhe mall, nuk ngopesh duke e pare.