Epidemiologu i njohur Dritan Ulqinaku duke folur ne emisionin “ABC e mengjesi” per koronavirusin qe e vleresoi virus te rrezikshem per jeten e njeriut, u shpreh se” ende nuk është zbuluar 100% por bëhet me dije se përhapet me anë të ajrit, pështymës. Është infeksion aerogen”.
Lidhur me kete ai dha keshilla vecanerisht edhe per moshat e treta qe duhet te bejne shume kujdes per t`u mbrojtur mbasi eshte nje virus qe i prek dhe qe perhapet shume shpejt.
“Paraqitet shumë letal në moshat e treta. Periudhën e inkubacionit e ka shumë të lartë. Kemi arsye që të mendojmë seriozisht dhe të reagojmë”.
.
Nder te tjera ai tha se ka arsye per t`u frikesuar dhe duhet te menaxhojme friken edhe pse rruga e përhapjes është njësoj si prekjet e gripit të zakonshëm, se ky eshtë një virus i ri dhe duhet të tregohemi të përgjegjshëm, u shpreh epidemiologu i njohur Dritan Ulqinaku.