” Lugati”, sic e quajti nje e moshuar ketu ne Gjirokaster, Koronavirusi erdhi dhe ne Shqiperi!
E ka thene dhe populli, shprehje mijeravjecare” Ç`shikon ne gjitoni prite ne shtepi( po larg qofte as ne gjitoni dhe as ne shtepi!) Po tani jemi para faktit.Eshte konfirmuar zyrtarisht, eshte mbledhur dhe sot Qeveria, ka folur Kryeministri Edi Rama. Jane marre masa, shkollat mbyllen dy jave, veprimtarite kulturore pezullohen etj.Po ne c`duhet te bejme vete qe te mbrohemi?
Te degjojme dhe zbatojme edhe keto 10 keshilla te rendesishme, jetike, te mjekut te njohur Tritan Kalo.
1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive.
2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise.
3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”
4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji.
5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,
6- Te PATURIT në vëmëndje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),
7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,
8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,
9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidimos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,
10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….
Të mos harojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marë jetët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor ne mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arësye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…
Pas ketyre keshillave qe duhen njohur e zbatuar me rigorozitet, ne postimin e tij ne fb Dr. i njohur Tritan Kalo ben kete thirrje:
…BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..
SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!