Nga mengjesi e ne vazhdim te dites se sotme. 7 Mars 2020, Dita e Mesuesit, ne fb ka shume urime te bashkeshoqeruara me shkrime dhe foto.
Nje foto dhe shkrimi i Besim Meros na kujtoi nje mesuese te nderuar dhe profesioniste te Gjirokastres, Naile Reso.
Ja si shkruan nder te tjera Besimi per mesuesen e tij te paharruar: “…Vajze nga fisi Gega,Fis i degjuar Gjirokastrit,djep i kultures dhe arsimimit.Moter e Mesuesit te Madh e te Shquar Gjirokastrit,Muharrem Geges…
Mesuese Nalua ne lagjen tone,Dunavat,mesoi dhe edukoi dhjetera breza femijesh.E palodhur,serioze,e perkushtuar,shembull i korektesise dhe e shoqeruar nga nje dashuri e pakufishme per femijet,nuk e pa kurre detyren e mesuesit si profesion,por,si MISION…Nje mision qe i sherbente pergatitjes se brezave te Shoqerise Shqiptare te asaj kohe…
E rrepte dhe kerkuese deri aty ku se imagjinoni dot,por,e dhimbsur dhe e dashur deri ne madheshti,mesuese Nalua u skalit ne kujtesat e dhjetera e dhjetera brezave gjirokastrtite dhe bashkelagjasve te mi,dunavatas,si nje YLL qe na udhehiqte ne horizontin e jetes,me dashuri te pakufishme per shkollen,njerezit,Atdheun…
Kam mendimin se per mesuese Nalon,te gjithe ne,qe e njohem dhe ndjeme nga afer perkushtimin e SAJ,duhet t’i drejtohemi Bashkise se Qytetit tone per te perjetesuar kujtimin e SAJ,nepermjet vendosjes se nje busti ne hyrje te lagjeve tona,pikerisht,aty,ku ajo la dhe frymen e saj te fundit ne moshe relativisht te re,me mbrodhtesine e nje MISIONARE te nderuar te aresimit dhe kultures…
Mirenjohje Mesuese Nalo,Ti vazhdon te rrosh edhe tek femijet tane..”.