in

Njihuni me Paketën Fiskale për Procesin e Rindërtimit pas Efekteve nga Tërmeti 26 Nëntorit 2019

 

Studio ALTAX, pjesë e Qendrës ALTAX, qe drejtohet nga ekonomisti i njohur Eduart Gjokutaj, me aktivitet nga viti 1999 me nje staf qe përbëhet nga fiskalistë, juristë dhe ekspertë te kontabilitetit fiskal me një eksperience pune shumëvjecare, ka “hedhur” sot ne faqen e saj Paketen Fiskale per Procesin e Rindertimit pas efekteve nga termetit i 26 Nentorit 2019.

Kjo pakete eshte një përmbledhje e akteve ligjore dhe nënligjore, të cilat u miratuan në fundvitin 2019, si akte normative me miratim të përshpejtuar në Kuvend dhe vijoi me miratimet e ditëve të fundit në muajin Shkurt 2020.

Ja aktet qe ajo permban:

AKT NORMATIV Nr. 3, datë 02.10.2019 “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR”
AKT NORMATIV Nr. 4, datë 30.11.2019 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,TË NDRYSHUAR”
AKT NORMATIV Nr. 5, datë 30.11.2019 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR”

AKT NORMATIV Nr. 7, datë 30.11.2019 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

VENDIM Nr. 142, datë 13.2.2020 “PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR. 651, DATË 10.11.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 102/2014, ‘KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’, TË NDRYSHUAR”

VENDIM Nr. 143, datë 13.2.2020 “PËR PROCEDURAT PËR LËSHIMIN E AUTORIZIMIT, PËR SUBJEKTET E RINDËRTIMIT DHE PËR PËRJASHTIMIN NGA TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR TË FURNIZIMIT TË MALLRAVE E SHËRBIMEVE, PËR QËLLIME TË PROCESIT TË RINDËRTIMIT”

VENDIM Nr. 144, datë 13.2.2020 “PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 132, DATË 7.3.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR METODOLOGJINË PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS SË TAKSUESHME TË PASURISË SË PALUAJTSHME ‘NDËRTESA’, E BAZËS SË TAKSËS PËR KATEGORI SPECIFIKE, NATYRËN DHE PRIORITETIN E INFORMACIONIT DHE TË DHËNAVE PËR PËRCAKTIMIN E BAZËS SË TAKSËS, SI DHE TË KRITEREVE DHE RREGULLAVE PËR VLERËSIMIN ALTERNATIV TË DETYRIMIT TË TAKSËS”, TË NDRYSHUAR”

VENDIM Nr. 145, datë 13.2.2020 “PËR KUSHTET, RREGULLAT DHE DOKUMENTET QË SHOQËROJNË KËRKESËN PËR DHËNIEN E LEJES SË NDËRTIMIT PËR RINDËRTIMIN, RIPARIMIN APO RESTAURIMIN E NDËRTIMEVE TË DESTINUARA PËR QËLLIME BANIMI, TË DËMTUARA SI PASOJË E FATKEQËSISË NATYRORE, PËR PËRJASHTIMIN NGA PAGESA E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË”

Paketën fiskale 2020 në funksion të lehtësimit të taksave dhe tarifave për zonat e goditura nga tërmeti e gjeni duke klikuar

Studio ALTAX

What do you think?

Written by Admini

Ka Ndodhur/ Tregu i Gjirokastrës Eshtë Dëmtuar Rëndë Nga Një Zjarr i Madh!

Kë Njihni në Këtë Foto të Para Viteve `60 që Zgjon Kujtime të Largëta