I keni vene re burrat e vjeter te qytetit kur ecin nenkala apo zbresin nga Qafa e Pazarit per ne sheshin e Cercizit, po kur ngjitin te perpjeten e Varoshit, rrugen per Dunavat e Manalat dhe ate te shtruar e te drejte te Palortose?
Ata ecin ndryshe, ne nje menyre te vecante qe e kane vetem ata e jo burrat e qyteteve te tjere.
Ja te ndjekim me kujdes kete burre te vjeter te qytetit tone ne foto.
Nuk eshte i panjohur ne qytet. Nga pamja dhe ecja njihet po nuk na kujtohet emri. Per tjeter gje e zeme ne goje, per menyren e ecjes, per stilin e vecante, karakteristike e burrave te vjeter te qytetit, ecen si kane ecur te paret, stergjysherit, gjysherit e baballaret.
Trupin e mban pak te vaisur, ecen me hap te lehte e te qete dhe, ajo qe e dallon, ecen me duar nga prapa.
Po pse valle, çfare e shtrengon te eci keshtu, mosha, nga punet e lodhura, i pa ngjashem me te tjeret ne menyren e levizjes ne rruge?
Studiuesit thone se menyra e ecjes dhe hapat tregojne personalitetin e njeriut dhe se ka 7 lloje hapash qe mund te “fshehin” edhe probleme shëndetësore.
Po menyra e ecjes te burrave te vjeter te Gjirokastres me duar nga pas qe eshte shekullore, e vjeter sa vete qyteti, cfare “fshehe” dhe a eshte e dobishme per shendetin?
Do thene se nje kategori nga burrat e vjeter nuk e kane praktikuar dhe as e praktikojne dhe sot, o per “turp” o per te fshehur moshen, ose te sotmit mbajne vesh mjekesine qe menyra e ecjes dhe cdo hap përfshin edhe sistemin nervor, edhe sistemin kockor, se ecja e gabuar shkakton sëmundje depresive etj.
Do deshironim edhe nga ju te mesonim nje gje me shume se pse kjo menyre ecjeje, me duar nga pas, ende vazhdon nga burrat e vjeter te qytetit.