Cila buke eshte me e shendetshme, e bardha apo e zeza?
Tani ka shume debate, jo buka e bardhe eshte me e mire jo buka e zeze. Edhe keto dite per konsum eshte hedhur ideja se buka e zeze eshte me e shendetshme. Nuk po merremi me cilesite e perberesit, per miellin etj, se nuk e kemi zanat.
Po nje kerkese e kemi:
Nje specislist apo nje buke pjekes i vjeter, qe i kane rene duart ne magje duke zene brumin, le te na thote pse ate Buken e Zeze te socializmit e pelqenin edhe turistet greke?
Ju kujtohet?
Zinin radhe si ne, po respektoheshin ne dyqanin e bukes. Buke ishte, le te merrnin, pavaresisht nga veshtiresite e mungesat.
Per greket ishte psomi shume e mire po per ne, dmth, popullin, i mesuar me ate buke te Zeze, çuditej, se i kish dale syri per nje çike te bardhe qe prodhohej me krek, ne rrethe behet fjale, se ne Tirane me ndryshe, kishte disa lloje sidomos panine dhe simite qe, te thuash te drejten, ishin shume te shijshme.
Sa gjera mund te kujtosh!
Nisej autobuzi i linjes Tirane –Gjirokaster dhe binte ere te kendshme, ere panine e simite!
He mo, folni, ç`buke pelqeni, te bardhe apo te zeze dhe nese do prodhohej si ajo e kohes se shkuar, ke do preferonit?
Dhe ne mbyllje, dy fjale le te na thone dhe specialistet, po per vete kam me shume besim ne fjalen e bukepjekesve qe u kane rene duart e u jane djegur faqet ne furrat me dru zjarri per Bukën e Zezë qe pelqenin dhe turistet greke!