Organizata Disutni Albania, Korçë zhvilloi në datën 30 Janar 2020 konferencën përmbyllëse të projektit një vjeçar “Rrjeti i organizatave rome dhe egjiptiane në Korçë dhe Maliq”.
Organizatorët kishin përgatitur edhe disa video që në mënyrë kronologjike tregonin aktivitetet dhe takimet në kuadër të projektit dhe rezultateve të tij.
Arritja e cila u vlerësua dhe vlen për t’u përmendur ishte rrjetëzimi i organizatave rome dhe egjiptiane në Korçë për të fuqizuar përpjekjet në kuadër përmbushjes së të drejtave bazë të këtij komuniteti.
Ky projekt nga AFCR eshte realizuar dhe ne disa rrethe.
28 janar 2020 ne mjediset e Qendrës Komunitare të komunitetit Rom në Elbasan u zhvillua takimi për dhënie asistence teknike në fushën e mentorimit në zgjidhjen e problemeve, me drejtues dhe lider të komunitetit si dhe të rinj e të reja aktivistë të këtij komuniteti.
Duke identifikuar nevojat me bazike të familjeve rome u sygjerua që vemendja duhet përqendruar në kualifikimin veçanërisht të rejave dhe të rinjve me zanate të tilla si parukeri, rrobaqepësi, berber, specialist kompjuterash që do të përbënin një hap për të hapur biznese të vogla dhe ndihmuar familjet rome.
15 Janar 2020 organizata ACA realizoi trajnimin me 50 punonjës të qendrës shëndetësore nr 5 në Tiranë me temë “Integrimi dhe mobilizimi i Komunitetit Rom në Shërbimet Shëndetësore.
Trajnimi vazhdoi me trajtimin e rasteve specifike që mund të paraqiten në qendrën shëndetësore nga komuniteti dhe sesi personeli mjekësor duhet t’i referojë ato në sistem për të përfituar shërbimet më tej.
14 Janar 2020 në mjediset e Qendrës Komunitare Levan u organizua takimi i radhës me lider të komunitetit Rom.
Drejtuesit komunitarë rom sollën përvojën e tyre si dhe shkëmbyen mendime për mundësitë dhe vështirësitë që ata kanë hasur veçanërisht në dhënien e asistencës ligjore falas për persona dhe familje nga komuniteti si dhe dhënien e ndihmës për familjet në vështirësi ekstreme ekonomike.
Keto projekte jane Mbështetur nga projekti “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom”, i cili zbatohet nga ANTTARC në bashkëpunim me Unionin Amaro-Drom dhe Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi I Momarrëveshjeve” AFCR me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në Shqipëri – European Union in Albania.