in

Në Vitet Kur të Gjithë Fëmijët e Gjirokastrës Merreshin me Filateli

 

Filatelia, grumbullimi i pullave te vendit dhe te botes, eshte nje tradite e hershme e me personazhe ne kete fushe edhe ne Gjirokaster.

Mbledhes i tyre kam qene po jo qe te dallohesha nga vitet 60 e larte kur merreshin gati te gjithe femijet e qytetit.

Loja me pullat e postes jo per te fituar ndonje leke por per t`u argetuar dhe mburrur se kush kishte shtete me shume dhe pulla si cope ishte mjaft terheqese,konkuruese dhe edukative, merrje njohuri per historine, gjeografine apo dhe personalitete te vendeve te ndryshme.

Shtetet e botes i mbaja te mbledhura bashke ne disa fletore te medha kineze me shume flete, sipas alfabetit, Amerika e para, pastaj te tjerat qe fillonin me B, me C e keshtu me radhe.

Ne nje bllok tjeter te vecante kisha nje renditje tjeter sipas numrit te tyre ne cope dhe sipas shtrirjes se tyre fizike, madhesise se popullsise e ndonje kriteri tjeter. Si shtete mbaj mend qe kisha 117 ndersa si cope nuk me kujtohet.

Kisha nje fletore te mbushur me adresa te koleksionisteve nga e gjithe bota qe ishin shume korrekt dhe me dergonin zarfa te mbushura me pulla poste te vendit te tyre por dhe te vendeve te tjera.

Me shpesh me vinin zarfe me pulla nga Sudani, Spanja, India dhe Portogalia. Si cope ndoshta per keto shtete mund te isha dhe i dyti ne qytet, ku shquhej si koleksionist si per numrin e shteteve dhe sasine e pullave Perlat Zverku nga lagjja Palorto.

Ne kete loje jep e merr shtete, isha korrekt, edhe pse kishte ndonje qe kishte dore dhe, po te te gjente anen, te vidhte jo nje po disa shtete..

Loja me pullat e postes te shteteve te botes ishte shume terheqese dhe argetuese, por dhe edukative se merrje njohuri per historine, gjeografine apo dhe personalitete te vendeve te ndryshme .

Pulla shqiptare ne ate kohe kishte me bollek e shume te lira saqe kur nisja 10 ose 15 cope , nga koleksionistet e huaj me vinin dhe 100 cope .

Pullat e Sudanit i jepja edhe pa nderrim se kisha jashtezakonisht shume. Te dy blloqet me pulla ishikoja disa here ne dite, edhe per kenaqesi por dhe per te pare se mos me kishin vjedhur ndonje shtet, sic me ndodhi ne nje ndeshje futbolli qe, nje dore e fshehte mi vodhi te gjitha shtetet.

Me filateli merreshin dhe me te rritur ne moshe po qe nuk dinim gje per punen e tyre. Une vone kam mesuar qe Prof. Tajar Kokalari ishte nje nder me te shquarit dhe ne rang vendi, me shkembime te pullave edhe me koleksioniste te famshem te botes dhe shoqata te tilla,

Mbledhja e pullave te shteteve dhe postes shqiptare ne ato vite behej me pasion e dashuri. Marrja me to, me dhenie e marrje,me jep kete shtet te te jap kete shtet, ishte si nje udhetim i bukur e terheqes neper bote, shetitje argetuese e me vlera, fantazoje dhe njekohesisht dhe e mendoje qe nje dite edhe mund t`i shikoje dhe t`i “pushtoje”, t`i prekje nga afer.

What do you think?

Written by Admini

Historia e Zlatorogut/ Një Dhi e Bardhë Misterioze, me Brirë të Artë !

Ngjarje Shumë e Rendë në Elbasan. Ja Emrat e 5 te Plagosurve