in

Të pathëna për “ Portën e Princit” Dhe Dashuritë e Fshehta Prapa Kalasë!

“Porta e Princit” eshte me e madhja e kalase se Gjirokastres. Deri afer vitit 1971 kur u perurua Muzeu Kombetar i Armeve rrinte gjysem e hapur. Kishte vetem nje roje qe nuk ruante kalane po depot e ujit dhe te djathit.

Per ata qe nuk e dine nje pjese e kalase me bodrume te ftohta ishte frigorifer natyral ku vendoseshin butet me djathe per periudhen e dimrit.

“ Porta e Princit” ishte e preferuar per çiftet qe gjoja vizitonin kalane po ne bodrumet e saj, gjysem te ndriçuar nga drita e diellit dhe e henes, benin dashuri.

Roja i kalase per çiftet nuk behej pengese dhe as kerkonte llogari se ku do venin. Ai e dinte. Ai kish punen e tij dhe ata te tyren.I shikonte kur merrnin kthesen per tek hyrja e portes dhe kthente koken, bente sikur qellonte me gure pellumbat, te bute e te eger qe fluturonin mbi kala.

Disa çifte vinin ca kohe e pastaj e shfaqnin dashurine ne sy te botes ne xhirron tradicionale ne sheshin e Çerçizit duke cingrisur gishtrinjte  apo te kapur nga dora.

Te tjere sa te vendosej rregulli dhe te  funksiononte Muzeu, vazhduan ne heshtje, ne vetmi dhe nen “ mbrojtjen “ e armeve trofe qe u vendosen ne hapesiren e harqeve por me pas nderruan vend.

Kalaja kishte dhe nje porte tjeter te hapur, ate ne krahun e lindjes afer me sheshin e Pasha Kaurit ne Pazar te Vjeter, banoret e se ciles, nga natyra te qete, nuk iu binin ne qafe e as shkonin ne kala, vetem per ndonje koncert apo shfaqje cirku kur mblidhej gjithe qyteti.

Keto vende te fshehta per ciftet u braktisen vite me pas dhe tani si “Porta e Princit” dhe ajo nensahatin e kulles jane te harruara .

Shume gjera kane ndryshuar, ashtu vendet, sjelljet dhe mentalitetet.

Te tjera kohe ishin, te tjera kohe kane ardhur!

What do you think?

Written by Admini

Dokumentar për Familjen Çenko ku Kenga Polifonike e Gjirokastrës Ishte e Para…

Historia e Zlatorogut/ Një Dhi e Bardhë Misterioze, me Brirë të Artë !