in

Kurorës së Gjelbër të Rrugës së Nënkalasë në Gjirokastër i Shtohen edhe 20 Pemë Bli

Ka lajme qe na gezojne dhe te tjera qe na hidherojne. Per lajmet e mira shkruhet pak,per ato te keqijat shkruhet e zene vend me shume ne faqet e shtypit dhe ekranet, ashtu dhe ne faqet e internetit.

Edhe dita e sotme ishte me disa lajme te trishtuara, me dhimbje e deri tragjike, si rasti i humbjes se jetes te nje te moshuari qe u dogj nga flaket e zjarrit brenda shtepise se tij ne qytetin e Kelcyres.

Me pare nje ish-polici ne Elbasan i digjet mjeti, dhe tani qe po shkruajme mesojme se nje mjet ka marre flake ne ecje prane Ures se Kardhiqit ne Gjirokaster…

Ne kete situate dhe atmosfere kaq te ngarkuar me lajme qe na hidherojne kalojne  ndoshta dhe pa u vene re ato lajme te mira qe duhet te zene vend ne kronikat e dites mbasi na gezojne dhe sensibilizojne per te permiresuar jeten ashtu dhe pejsazhin dhe natyren e qytetit tone.

Me interes e shohim lajmin e percjelle ne faqen e tij ne Fb nga gjirokastriti Ibrahim Kuka qe me shpenzimet e veta, ne rrugen e nenkalase qe shkon per tek ura e Zerzebilit, i ndihmuar dhe nga shoket e tij,  mbollen 20 pemë te llojit bli.

Nuk jane pak 20 rrenje bli qe neser do rriten e do zbukurojne rrugen, kuroren e gjelber te kalase.

Kujtojme se gjate -97 blloku me peme mbi e poshte rruges se nenkalase qe shikoni dhe ne foto nuk ishte si eshte sot, i gjelberuar, me pamje e freski.

Te gjitha pemet u prene. Mbi to ra sopata e keqberesve por me qetesimin e situates drejtuesit dhe punonjesit e bashkise mbollen dhjetra dru pyjore.

Nga koha qe u mbollen kane kaluar gati 20 vjet dhe ja si u rriten, si e zbukuruan kete vend me bukuri dhe gjelberim.

Keshtu do rriten edhe pemet qe u mbollen sot dhe ne rrugen e nenkalase do te kete dhe me shume gjelberim, hije dhe freski.

Urojme qe nisma te tilla te vazhdojne per gjelberimin e ambienteve rreth kalase e ne vende te tjera te qytetit.

What do you think?

Written by Admini

Efektivi 27 vjeçar i Policisë Rrugore të Tiranës Mariglen Mestani Eshtë Ndarë Papritur nga Jeta dje, Pas 12 Orë Betejë me Jetën në Spital

“Arapët”- Riti Ku Marrin Pjesë Vetëm Burrat