in

Sot urojme per ditelindjen profesor Hulusi Kokalarin

Sot urojme per ditelindjen profesor Hulusi Kokalarin .

TA GEZONI DITELINDJEN ME SHENDET E GEZIME FESTOFSH DHE 100 VJETORIN!

Hulua sic i flasim shkurt, lindi në Gjirokastër më 27 nëtor 1942 në një familje intelektuale qytetare. Në vitin 1960 mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli” me rezultate të larta dhe në vitin 1966 Universitetin e Tiranës në degën e matematikës. Në shtator të vitit 1966 emërohet mësues i matematikës në gjimnazin “Asim Zeneli” dhe më pas drejtues në shkolla të mesme e 8-vjeçare të qytetit.

 

Për një periudhë disavjeçare ka qënë pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik (sot Universiteti “Eqrem Çabej”) dhe në filialin e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës (dega Gjirokastër). Ka qënë anëtar i grupit të punës për futjen e njohurive të reja në matematikë të drejtuar nga Instituti i Studimeve Pedagogjike. Është autor i disa artikujve pedagogjikë të botuar në shtypin e kohës dhe bashkautor i librit “Ushtrime dhe probleme të algjebrës” për shkollën 8-vjeçare botuar në vitin 1976. Ka marrë pjesë në disa konferenca pedagogjike kombëtare për zhvillimin e arsimit në Shqipëri.

Nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” për metodat e reja të mësimdhënies në shkollë.

Në vitin 1992 konkuron pranë programit PHARE të Komunitetit Europian dhe emërohet drejtor i Agjensisë Rajonale të Zhvillimit të Biznesit (SME) për Jugun e Shqipërisë. Gjatë viteve 1992-2003 ka kryer trajnime kualifikuese në Shqipëri dhe Europë në kuadër të programeve të huaja dhe të vendit, me angazhime në planet e biznesit të rajonit jugor. Bashkëpunon me disa institucione të huaja si USAID, GTZ, UNDP, SOROS si dhe me ato vendase si Institutin e Studimeve Bashkëkohore, Qendrën Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike, Partnerët-Shqipëri, Qëndrën e Agjensive Rajonale të Zhvillimit-Tiranë etj.

Në konferenca kombëtare e ndërkombtare ka referuar tema për zhvillimin e biznesit në rajonin jugor e ka botuar librin “Kurs Praktik në Informatikë” në bashkëpunim me të birin.

What do you think?

Written by admin

Dy vite nga ndarja nga jeta/ Agron Llakaj dedikim prekës për Koço Devolen

A do te zbardhet se afermi edhe Gjirokastra nga debora?!