Sot urojme per Ditelindjen inxhinierin e njohur te Gjirokastres Niko Kaçi.
Me shpirt e me zemer i urojme:
“ Jete te gjate e te lumtur, festofte dhe 100 vjetorin me familjen e tij te dashur”!
Me kete rast, kujtojme se Niko Kaçi mbaroi me rezultate te larta Fakultetin e Inxhinierise Pyjore dhe per vite me radhe punoi ne ndermarrjen pyjore te Gjirokastres, ekspert me aftesi te dalluara ne fushen e mjedisit dhe te pyjeve, me disa projekte profesionale te zbatuara ne fshatra e zona te vecante te rrethit.
Nikua i ditur, i edukuar, i dashur dhe tepër njerëzor, ishte njohes i thelle i drureve pyjore dhe mbeshtetes i cdo nisme ne drejtim te mbrojtjes,shfrytezimit dhe ngritjes se blloqeve me dru pyjore te rinj.
Nikua nuk iu nda kurre punes por pas disa viteve ai u largua prej saj jo me deshiren e tij por per shkak te shendetit fizik qe e largoi dhe nga shoqeria, megjithate ai pati forca dhe kurajo per ta perballuar dhe per te ruajtur edhe sot e kesaj dite komunikimin me njerezit e aferm , me miqte e shoket e tij te punes e te femijerise qe, ne jo pak raste kane bashkuar me te kujtimet e femijerise dhe te rinise, kur dikur dhe Ai ishte nje basketbollist i talentuar i Luftetarit, perfaqeues i denje e rezultativ ne ndeshjet e zhvilluara ne kampionatet e kategorise se pare ne kete lloje sporti.
Tani me banim ne Athine, Niko Kaçi nuk e ka shkeputur komunikimin me vendilindjen duke qene dhe nje mik i faqes tone nepermjet se ciles njihet me ngjarjet dhe zhvillimet e reja.
NIKO – GEZUAR DITELINDJEN!
gjirokastraonline