in

Kujtesë/ Foto e rallë nga ceremonia e vendosjes se eshtrave të Koto Hoxhit në Kodrën e Rilindësve

Foto nga ceremonia e vendosjes se eshtrave te patriotit te madh te Rilindjes sone Kombetare Koto Hoxhi ne kodren e Rilindesve ne lagjen Pllake te qytetit te Gjirokastres.

Kush e di, kur eshte organizuar kjo ceremoni?

Koto Hoxhi lindi ne fshatin Qestorat te Lunxherise ne vitin 1824 dhe u nda nga jeta ne vitit 1895.

Ai ka punuar mesues ne Normalen e Qestoratit ku mesimet beheshin greqisht, por fshehurazi nxenesve u mesonte gjuhen shqipe, e ndaluar ne ate periudhe.

Në Qestorat, nisur nga punët që kryente, ishte vazhdimisht nen presionin dhe kercenimet e kundershtareve po ai as trembej dhe as hiqte dorë nga veprimtaria atdhetare.

Banorëve dhe miqve, që e këshillonin të tregohej i kujdesshëm, u thoshte edhe për t`i nxitur:

« Ne, shoke, mbjellim fare te mire e te zgjedhur, nuk mbjellim krype. Kur te shpallet liria, do te me kujtoni ! ».

Ishte një prej lëvruesve të gjuhës shqipe, pionier i arsimit shqiptar, nga përgatitësit e truallit për shkollat e para shqipe, si dhe të “Alfabetares së gjuhës shqipe”gjate Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1879.

What do you think?

Written by Admini

Një rrugë e braktisur pas kalasë së Gjirokastrës

Sot urojmë për Ditëlindjen inxhinierin përmetar Mihallaq Çapullari