Azmi Hashorva eshte babai i mjekes se njohur ne Tirane Flutura Hashorva.Ka nje jete interesante te lidhur edhe me fjalet e urta te Gjirokastres, qytet qe e ka dashur shume.
Ka qene mbledhes i tyre po i pa degjuar.
Gjirokastraonline shkruan per here te pare per kete aktivitet te tij qe eshte i rendesishem per nga vlerat qe kane fjalet e urta te Gjirokastres, fjale dhe shprehje qe ai jo vetem i mblidhte por dhe i komentonte, ne letra te vecanta, i mbante shenim, sa here qe i degjonte, i benin pershtypje e qe kishin lidhje me te folmen e Gjirokastres.
Ashtu si ne rini, edhe ne plakje nuk hoqi dore nga grumbullimi i fjaleve te urta, megjithese i operuar nga syte,lapsin dhe shenimet i mbante ne tavolinen e punes.
Shenimet i mbante dhe ne copa letre(ashtu sic i vinin ndermend)dhe, mbas vdekjes se tij, vajza, mjekia Flutura Hashorva, edhe ajo e pasionuar pas gjuhes se bukur gjirokastritçe, i sistemoi dhe disa flete me dhjetra fjale por dhe poezi me kerkesen tone i dergoi qe te njiheni edhe ju.
E falenderojme dhe shembullin e saj deshirojme qe ta ndjekin dhe te tjere nese jane mbledhes te fjaleve te urta te Gjirokastres, krahinave te saj e rrethet e tjera.
Ne numrin e radhes te faqes tone do t`ju njohim dhe me gjeresisht me aktivitetin e Azmi Hashorves te bashkeshoqeruar perseri me fjale te vjetra te gjuhes shqipe nga e folmja e Gjirokastres.