in

Tirana 100 Vjet Kryeqytet / Ja Cilët Kanë Qënë Kryetarët e Bashkisë të Tiranës nga Gjirokastra, Libohova dhe Tepelena

Midis 42 kryetareve te Bashkise te Tiranes qe kane lene gjurme ne historine e Tiranes, jane dhe kryetare bashkie me origjine nga Gjirokastra, Libohova dhe Tepelena.

Kryetari i pare i Tiranes pas shpalljes se Pavaresise ka qene Zyber Hallulli(1913-1914) dhe pas tij drejtimin e Tiranes e ka marre Servet Libohova (1915-1916) me origjine nga oxhaku i vjeter i familjes Libohova. Servet Libohova eshte vellai i Myfit Libohoves.
Servet Libohova u vu ne kete detyre nga Qeveria e Durresit qe drejtonte ne ate kohe Shqiperine e mesme.

Per vitet 1928-1930 Kryetar i Bashkise se Tiranes ka qene Rasim Kalakula lindur me 1884 ne Gjirokaster, i diplomuar ne Turqi per Shkencat Politike me 1906 dhe gjate viteve te Monarkise se Zogut sherbeu si Kryetar Bashkie e Prefekt i Tiranes e disa rrethe te tjera te vendit.Rasim Kalakula njihet si kryetari qe hartoi planin rregullues te Tiranes dhe fillimin e ndertimeve te godinave te administrates. Me  13 maj 1930 vendosi gurin e pare me Prefektin Rauf Fico ne themelin e godines se Bashkise se Re te Tiranes, godine qe u shemb me 1980, ne baze te planit rregullues te Tiranes.

Abedin Nepravishta ka lindur në vitin 1889 në fshatin Kuç të rrethit Vlorë, me prinderit te ardhur ketu nga Libohova.Politikan shqiptar, ka ndjekur shkollen perandorake te Administrates se larte ne Stamboll me 1911.Ka sherbyer si kryetar bashkie edhe prefekt ne rrethe te ndryshme si Elbasan,Korce Durres,Shkoder Vlore.Kryetar Bashkie i Tiranes ka qene 1933-1935 dhe 1937 -1939.Ka miratuar e zbatuar planin urbanistik te Tiranes si kryeqytet,i projektuar nga arkitekti Armando Brasini. Ishte antifashist,u internua ne Itali pas 7 prill1939, si kundershtar i regjimit.Nuk mjaftoi vetem internimi dhe persekucioni fashist, por do te ishte me i eger dhe burgimi e internimi komunist.Do te ishte nder te paktet, te burgosurit e Burrelit qe do te kryente te plote 20 vjet ne burg,aq sa ishte denuar.

Nga viti 1951-1952 Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Tiranes ka qene Peço Kagjini.U lind ne Zagori te Gjirokastres me 10 maj 1924, shkollen e mesme e kreu ne Tirane ku dhe u lidh me levizjen antifashiste.Ne vitin 1945 ishte kryetar i Qarkut te Gjirokastres dhe ne vitin 1946 Kryetar i prefektures se Tiranes.
Ne konferencen e partise per Tiranen, ne prill te vitit 1956 denoncoi favoret e jetes ne bllok dhe pergjate 35 viteve ne burgjet dhe ne internim ne Belsh te Elbasanit.

Sami Gjebero, lindur ne Gjirokaster ku edhe u shkollua,pjesemarres aktiv ne levizjen antifashiste,ka qene kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Tiranes per periudhat 1953-1954 dhe 1956- 1957.
Per disa mandate ishte deputet ne Kuvendin e Shqiperise qe nga nga viti 1962.
Ka qene dhe ambasador i jashtezakonshem e fuqiplote i Republikes Popullore te Shqiperise ne Republiken Arabe te Bashkuar 1968.

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv per vitet 1976-1983 ka qene Nesip Ibrahimi. Lindi ne Gjirokaster me 20 korrik 1932.
Ne Tirane mbaroi shkollen e mesme profesionale per mekanike dhe me pas ndoqi universitetin per inxhinier mekanik.
Per shume vite punoi ne kombinatin kimiko-metalurgjik te Laçit, inxhinier, kryeinxhinier dhe drejtor.
Ka qene kryetar i Komitetit Ekzekutiv edhe ne Shkoder.

Tomor Malasi ka qene Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist per periudhen 1991-1992. I ati ka lindur ne Gllave te Tepelenës, lagjja Malas, ndersa Tomori ne Tirane. I ati ka qenë nxënës në Hungari, rrëmbyer nga trupat austriake gjatë luftës së parë botërore dhe ne veren e vitet 1930 ishte mësues në shkollat për shurdhmemece në Tiranë. Tomori e vëllai morën arsim të lartë teknik, inxhinier mekanik.Tomori ka marre pjese ne ndertimin e kombinatit metalurgjik ne Elbasan`70-80 dhe 85-91 inxhiniere ne disa uzina mrekanike si ate Dinamo ne ndermarrjen ndertim miniera. Ne vitin 1992 zgjidhet deputet dhe po ne kete mandat caktohet dhe zv/kryetar i Parlamentit, ne 96 del ne pension.

What do you think?

Written by Admini

Paro Ziflaj, “Mjeshtre e Madhe”,Gëzuar Ditëlindjen!Të Këndoftë Zemra Gjithë Jetën!

Trahana Lunxhëria: Këtë Radhë Edhe E EMBEL! Kërkohet, Pëlqehet Dhe Shijohet!