in

Zjarret, si “ethet e gushtit”,penalitete per ata qe nuk zbatojne ligjin…

Nga deklarata e Drejtorit te Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako mesohet se per zjarret duhet te marrin pergjegjesi pushteti vendor për të përballuar i pari emergjencat civile.

Sipas tij nga muaji Janar deri në Korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri, ku vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri. Sipas raportimeve të bëra nga Bashkitë dhe Prefekturat në AKMC (bashkitë më të prekura janë: Shkodra, Fieri, Vlora, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Dibra, Korça, Berati, Kukësi, Tirana, dhe Elbasani. Në total në gjithë Shqipërinë janë djegur 598 hektarë duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie.

Më tej ai ka deklaruar  “Ndërkohë që disa bashki janë angazhuar maksimalisht në përballimin e zjarreve si me mjete ashtu dhe me njerëz, disa prej tyre ende sot nuk po përdorin tërësinë e aseteve të deklaruara për çështje të mbrojtjes civile. Duhet të jetë e qartë nga të gjithë se mbrojtja civile nuk është thjesht një kompetencë e shtuar për to, por një detyrim dhe një përgjegjësi primare e tyre, për të cilat duhet të jenë të përgatitura me njerëz, mjete, strategji vendore, plane veprimi dhe buxhetin përkatës. Në çdo rast fatkeqësie, janë vetë bashkitë ato të cilat mbajnë rolin dhe peshën kryesore për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, ndërkohë që angazhimi i strukturave qendrore operacionale siç janë FA apo Policia e Shtetit sipas ligjit vjen vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor”, tha Çako.

Në fund ai u shpreh se në bazë të ligjit të ri, AKMC si strukturë koordinuese ju rikujton bashkive që nuk zbatojnë ligjin se do të përballen me penalitete për çdo rast, kur nuk respektojnë dispozitat ligjore për përballimin e emergjencave civile.

What do you think?

Written by admin

Fjale zemre per doktor Alban Hatibin:”Fitoje shpejt kete beteje, doktor, sic ke fituar sa e sa te tjera”

Pushteti Tatimor, libër nga Eduart Gjokutaj ne ndihme te studenteve, bizneseve, studiuesve dhe…