in

ZAGORIA – Natyra Relaksuese, Burimet, dhe Kulinaria e saj ofrojnë Mundësi Unike Turizmi!

Krahina e Zagorisë me 10 fshatrat e saj, është krahinë malore, me klimë tipike mesdhetare, me male të lartë, pyje e kullota te shumta, kroje e Gurra, burime te ftohta, me florë dhe faunë të pasur.

 

Mrekulli bukurie janë Fusha e Çajupit dhe masivet me kullota te malit të Dhëmbelit dhe Rapavicës me shumëllojshmëri lulesh e shpendë të egra të vizituara nga turistët vendas e të huaj në të gjitha stinët e vitit.

 

 

Zagoria ka shumë monumente te natyres, për t`u përmendur janë:

Rrapi i Shkollës në fshatin Sheper, me moshë siç thonë 250 vjeçare.

 

 

Rrapet e Nivanit 25 m të lartë deri 180 vjeçare, po ashtu Rrapi i Ndëranit me moshë 500-vjeçare.

 

 

Vënjat e Konckës 1100 m mbi nivelin e detit me lartësi 15 m dhe diametër të trungut rreth 16 cm dhe moshë mbi 100 vjeçare, Lisat e Manastirit Nivan me kurorë dhe moshë 200 vjeçare.

 

 

Plot bukuri dhe freski eshte Bredhi i Zhejit me sipërfaqe rreth 1500 ha përballë Fushës së Çajupit me shkozë, dëllinja, mëlleza.

 

Pastaj Pylli i Gurtë, Ndëran, 1000 m mbi nivelin e detit, Tarraca e Ndëranit që përfaqësohet nga një pyll i përbërë nga lajthitë e famshme të Zagorisë.

 

 

Gurra e Nivanit gjithashtu, burim karstik, me prurje të vazhdueshme, me ujë-kristal dhe mjedis pushimi.

 

Pamje terheqëse ka Shkëmbi i Zheit i gjatë 200 m, i gjerë 100 m dhe i lartë 500 m , strehe e sigurte per pëllumbat e egër, skifterët dhe shqiponjat, ashtu Vrimat e Konckës – me vlera të veçanta të peizazhit karstik.

 

 

Krahina më parë, vite e vite te shkuara, në këto vende piktoreske, me ujra e mjedise pushimi, ka patur tradite organizimin e panaireve, dhe ndërkrahinore, me pjesemarrje edhe nga Permeti, Gjirokastra, Tepelena e Mallakastra. Panaire organizoheshin në Manastirin e Nivanit, të Shën Todhrit ne Konckë, atë të Spilesë etj.

 

Ja, këto jane disa nga monumentet e shumta te krahines që shume mire me afrimin e pranverës e në vazhdim, po dhe në stinën e dimrit, mund te vizitohen.

 

Zagoria eshte mikëpritëse, natyra mëmë me plot bukuri e freski, banorët me kulinari te pasur ashtu dhe me folklore e kulture te gjerë.

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Henri Holland – Mjeku dhe Këshilltari i Ali Pashë Tepelenës! Ja çfarë ka thënë për Vezirin e Ashpër të Janinës…

Kush ishte Italiani që solli Energjinë Elektrike në Gjirokastër dhe çfarë thoshte Bejtetxhiu i Qytetit Veip Qorri!