in

Vjollca Koko takim me Ambasadorin zvicerian Z. Adrian Matre dhe Znj. Elda Bagaviki, ja cfare biseduan…

Ne faqen e saj ne fb ajo shkruan:

Në takim sot, me Ambasadorin zvicerian Z. Adrian Matre dhe Znj. Elda Bagaviki, pata mundësinë të flisja për eksperiencën si ish Këshilltare në Këshillin Bashkiak Gjirokastër, në periudhën 2015-2019.

Trajnimet e bëra me projektin “Bashki të Forta” me mbështetjen e kësaj ambasade dhe Aleancën Kombëtare të Këshilltareve, jepnin shumë informacion për përgjegjësitë dhe rolin monitorues, përfaqësues dhe vendimmarrës të Këshilltarit.

Eksperienca si këshilltare ishte përvojë ku mësova shumë. Realiteti për personat me Aftësi të Kufizuar në Bashkinë Gjirokastër, ishte motivi i iniciativës për të hyrë në Këshillin Bashkiak, dhe ky realitet ishte boshti i diskutimit të sotëm. Falenderoj “Bashki të Forta” për mundësinë e krijuar. Misioni vazhdon…”

.

What do you think?

Written by admin

Joner Nikolla nga Saranda njeri nga 10 maturantet me te shkelqyer te Matures Shteterore 2020 ne Shqiperi

Kujtese/ Ne fotot, djem e vajza te shkolles industriale te Gjirokastres