in

“Vijat e Bardha” në Qafë të Pazarit, Kalimtarët, Shoferët e Rinj dhe Ndëshkimet e Reja. Lexo dhe Shpërnda!

Kur u njohem me njoftimin e Ministrise se Brendshme, na u kujtuan “Vijat e bardha” te vendosura ne Qafe te Pazarit qe, edhe pse jo te nevojshme, se tani kalojne vetem kalimtare dhe jo mjete, simbolikisht paralajmerojne:

KUJDES NE RRUGE!

Kete thone edhe masat e reja, qe po ndermerren, ndryshime ne Kodin Rrugor, per kujdesin ne rruge dhe mbrojtjen e jetes se kalimtareve.

Keto masa shtrenguese kete radhe lidhen me dy kategori, me Kalimtaret dhe Shoferet e rinj qe deri tani kane qene “rehat” nuk prekeshin me ndeshkime.

Njihuni me to:

Nisur dhe nga objektivat e vendosura me pare mbasi viti 2020 eshte quajtur “Viti i Sigurisë Rrugore” Ministria e Brendshme ka pergatitur propozime te reja ne Kodin Rrugor per t`i kaluar ne Kuvend lidhur me ndeshkimin e shkelesve te rregullave te qarkullimit rrugor sic jane :

Personat që kanë më pak se 3 vite që kanë marrë lejen e drejtimit, do të ndëshkohen 50 % më shumë për disa nga shkeljet e qarkullimit rrugor, se sa ata që mund të konsiderohen si shoferë të vjetër dhe konkretisht:

Do ndëshkohen për parakalimet e gabuara, për përdorimin e alkoolit, mosdhënien e përparësisë, e disa shkelje të tjera.

Per ata shofere qe perdorin celularin gjoba shkon nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të vjetra, e ndërsa tashmë pritet që në propozimin e policisë, gjoba të shkojë nga 200 deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Nga ndryshimet do te preken edhe kalimtaret me gjoba nga 500 deri në 2 mijë lekë dhe me ndryshimet që pritet t’i bëhet Kodit Rrugor, gjoba do të variojë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë.

What do you think?

Written by Admini

Njihuni me Grupin që Përgatiti Aktivitetin dhe Drekën Në Kalanë e Gjirokastrës në Qershor 1959 Për Delegacionin Sovjetik të Kryesuar Nga Malinovski!

“ Pushoi Shiu Në Gjirokastër?!”- Ja se Ç`ndodh në Qafë të Pazarit Kur Bie shi!”