in

Veshtire tu rezistosh ketyre petullave me marmelate

Fantastike për mëngjes dhe shoqëruese të këndshme për drekë, petullat mbeten një nga gatimet speciale jo vetëm për familjen por edhe miqtë e të afërmit. Ne ju sugjerojme nje recete ndryshe te pergatitjes se tyre e cila eshte veshtire ti rezistosh.

Perberesit e recetes

4 lugë sheqer
rreth 500 gr miell
1 gotë qumësht
2 lugë gjalpë të shkrirë
1 lugë majat ë freskët

Pergatitja e recetes

1.Ngrohni qumështin dhe aty shkrini sheqerin dhe majanë e freskët derisa të formoni një masë kremoze.
2.Ndërkohë miellin e hedhim në një tas bashkë me gjalpin e shkrirë.
3. Brumin duhet ta perziejme mire qe mos te krijoje kokrra te patretura
4.Pasi ta punoni edhe me duar në këtë mënyrë sipërfaqja e tij do të jetë e lëmuar, mbulojeni me një pecetë.
5.Lëreni brumin që të pushojë derisa të dyfishohet masa e tij.
6.Më pas e hapim në formën e një pete rreth 5mm të trashë dhe e presim me gotë për t’i dhënë formën e rrumbullakët.
7.I skuqni petullat me vaj të bollshëm dhe që të jetë nxehur dhe pasi të ftohen pak mbushini.
8.Për mbushjen me marmelate ose me recel sipas deshires suaj mund të përdorni shiringën e kuzhinës ose duke e hapur në një cep petullën dhe ta mbushni me një lugë kafeje.

Ju befte mire!

What do you think?

Written by admin

I rikthehemi embelsirave me nje panakota! Receta e sakte ne kushte shtepie.

Nuk do ta besoni se keto ushqime jua shkaktojne dhimbjen e kokes