Bejka e bardhë piluriote
Për bejkën e bardhë piluriote,
Marr penën e shkruaj këngën,
Tek lisat me hije kurore,
Ku kam pranë Babën dhe Mëmën.
Bejkë e bardhë, hënë e Kalbaqit,
Nuse e valeve të malit.
Në ato maja me erëra bore,
Bejka e borës e ka tendën,
Tek dashuron nje djalë këmbore,
Të bukur, e me shpirt të ëmbël.
Bejka e bardhë, bejkë piluriote,
Vajzë e kalbaqit, nuse Vanove.
Se ajo është si gjethe e zogjve,
Si mëngjes që zgjuan zëmrën,
Me haret e saja dasmore,
Tek burimi, marton thëllëzën.
Bejkë e bardhë, hënë e Kalbaqit,
Nuse e valevet të malit.
Ç’ka një qeshje shpirtërore,
Sikur dashuron me ëndrrën,
Nëpër ëndërrat aspirore,
Dhëndurët e hedhin, urën.
Bejka e bardhë, bejkë piluriote,
Vajzë e Kalbaqit, nuse Vanove.
Syri i bukur, lulëzon mote,
Zëri i grykës zgjat mëngjeset,
Unazë me gurë sipër dore,
Mbi argjend përthyen rreze.
Bejka e bardhë, hënë e Kalbaqit,
Nuse e valeve të malit.
Ndaj dhe shpresa kurbetore,
Vjen e i puth, Bejkës këngën,
Krahët e shpresës piluriote,
Vijnë me këngë të gjejnë Nënën.
Bejka e bardhë, bejkë piluriote,
Vajzë Kalbaqi, nuse Vanove.
Nga libri ” Ju dua si malli i zemres”
Pilur 2018
in Turizem