in

“Hallos-mballos”/ Të pathëna për ustallarët gjirokastritë që përdornin dhe një gjuhë tjetër!

Nje pjese e banoreve ne Gjirokaster,me shtepi te mbledhura tek 7 krojet ne lagjen Meçite flasin dhe nje gjuhe te dyte.

E perdorin disa familje ketu dhe te tjera me shtepi ne lagjen Varrosh dhe me banim ne apartamente.

Te paret e tyre qe jane pagezuar me emrin mjeshterok jane ngulur ne Gjirokaster gjate shekullit te19-te  dhe ne fillim te shekullit te 20-te.

Profesion te pare kane patur gdhendjen e gurit per ndertimin e shtepive dhe shtrimin e rrugeve me kalldrem.

Per jeten dhe kontributin e tyre te madh ne ndertimin e qytetit e vecanerisht ne shtrimin e rrugeve te Pazarit dhe lagjeve eshte folur shume dhe ne balle te ketyre puneve kane qene ustallare te degjuar, perfaqesues nga te gjitha fiset qe mund t`i permendni.

 

Keto fise e thame dhe ne fillim te shkrimit tone ne marredhenie me njeri-tjetrin kane folur e flasin edhe nje gjuhe te dyte qe e quajne dogançe.

KUSH DI DHE KA NJOHURI PER SHPJEGIMIN E SAJ LE TA TREGOJE!

Fjale dhe shprehje te kesaj gjuhe te vecante i jane bashkengjitur edhe te folmes se qytetit,kane fituar sic thuhet qytetari, te perdorshme dhe nga banore te tjere.

E verteta eshte se mjeshteroket sic quhen ne qytet, gjuhen e dyte, dogançe e kane perdorur mes tyre dhe ne fare pak raste ne mjedis me te tjeret, per te mos krijuar keqkuptime apo qejfmbetje, shprehje e pershtatjes me psikologjine e shumices dhe kulturen e tyre qytetare.

Fjale dhe shprehje te vecanta i kane perdorur vecanerisht kur jane ndodhur ngushte, si ne marredhenie me pronaret e shtepive qe uk kane mbajtur fjalen, s`kane qene korrekt me shumen e caktuar me pare apo kane dashur qe t`ua hidhnin.

Ne situata te tilla, zemerimin dhe merzitjen e shprehnin dhe ne sy te pronareve, me kode, sinjale, fjale e shprehje si keto:

“hallos-mballos”(ne kuptimin, “ ky stan kete bulmet do dhe futja punes, beje si ta besh”).

Per nje femer qe e pelqenin dhe nuk shpreheshin hapur ne prani te botes, me njeri tjetrin perdornin fjalen Lodhja, pra dogance  Kerkoja!

PO KUJTOJME DISA FJALE DHE SHPREHJE TE GJUHES DOGANCE TE MJESHTEROKEVE GJIROKASTRITE ME DESHIREN E MIRE  T`i KOMENTONI DHE TE KUJTONI  TE TJERA ME SHPJEGIMET PERKATESE.

-Dograma
-Ndikua
-Dumkë
-Skulo
-Korani
-Gjoskë
–Gërnjë
-Sarhosh
-Saraqole
-Micke
-Fiku etj.
Ja dhe disa shprehje dhe thoni kuptimin e tyre tyre:
-U lodh arapi i zi
-Sa bimth ke?
-Lodhja cellot
-Bragjose lukrën
-Ndikua s`rritet vete

What do you think?

Written by admin

Kujtojme shoferin e njohur gjirokastrit Teki Sino

SPAK zgjedh Hajnajn në krye të BKH. Ambasadorja Yuri Kim: Gur gur behet mur…