UNESCO ka shtuar 42 Vende të Trashëgimisë Botërore në listën e saj të pamjeve natyrore dhe kulturore të planetit me vlerë mbrojtje të veçantë., në këtë listë është përfshirë edhe zona e Zagorisë, ama ajo në anën greke. Zagoria është përzgjedhur për peizazhin natyror dhe kulturor si një vend që, duhet të jetë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore.
Në veriperëndimin e pyllëzuar të Greqisë, pranë kufirit me Shqipërinë, Zagoria është një rajon me ledhe të ashpra malore të gdhendura nga gryka gjigante e Vikos, me rreth 46 fshatra të vendosura rreth shpateve. Këto vendbanime tradicionale, janë të lidhura me shtigje ecjeje, shumë prej të cilave kalojnë ura të bukura prej guri me hark shekullor mbi përrenjtë e malësisë. Rrugë të tjera shkojnë deri në një pllajë të shënuar nga pishina natyrore të izoluara, duke përfshirë Drakolimni (Liqeni i Dragoit). Fshatra tradicionalë, të organizuar zakonisht rreth një sheshi qendror që përmban një pemë rrapi dhe të rrethuar nga pyje të shenjta të mbajtura nga komunitetet lokale, shfaqin një arkitekturë tradicionale të përshtatur me topografinë malore.