in

Sot urojme per ditelindjen fotografin e njohur profesionist Petrit Ristani

Sot urojme per ditelindjen fotografin e njohur profesionist Petrit Ristani.

Petrit ta gezosh Ditelindjen, festofsh dhe 100 vjetorin, me shendet e gezime!

Urimit tone, ne 80 vjetorin e lindjes, i bashkojme edhe kete jeteshkrim modest per fotoreporterin qe punen e nisi ne “Studio Ristani”, nga me te vjetrat e me te njohurat ne qytetin e Tiranes, me nje trashegimi te pasur ne fushen e fotografise, me personazhe qe kane bere emer dhe kane lene gjurme, si Jani e Vasil Ristani, nga te paret ne Shqiperi qe pasqyruan ne celuloide me foto bardhe e zi e me pas me ngjyra ngjarje ,  realitete dhe personazhe te dy koheve, te periudhes se Zogut dhe ate te Enver Hoxhes.

I vleresuar dhe i nderuar ne grupin e fotografeve shqiptar qendron dhe sot pasardhesi i familjes Ristani,Petriti, perkrah brezit te viteve 65 e larte kur pas studimeve preferoi te bente emer ne fushen e fotografise duke punuar ne shtypin ushtarak dhe ne Shtepine Qendrore te Ushtrise ku beri karriere te gjate si fotograf profesionist.

Petrit Ristani si kronist cilësor i fotografisë së shtypit ushtarak, fotografoi jeten dhe veprimtarine e ushtarakeve, nenreparteve, reparteve dhe garnizoneve ne te gjithe vendin; i kudo ndodhur ne cdo stervitje madhore, ne dite te mira e te liga, ne shi e ne vape, pa hequr nga dora dhe syri aparatin fotografik, ne marshime, ne salla konferencash, takime te popullit-ushtar ne fushat e stervitjes,sic flitej atehere, i papertuar per te kapur ne objektiv portretin e ushtarit dhe ushtarakut ne fushen e “luftes”.

Petrit Ristani ka marrë pjesë në shumë konkurse dhe ekspozita të fotografisë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku edhe ka fituar shumë çmime.

Eshte autor i disa ekspozitave personale me tematike nga jeta ne ushtrine shqiptare dhe jeta e punonjesve ne qytet e fshat.

Ka studion e tij te vogel me foto te viteve para e pasclirimit te vendit  te realizuara nga babai i tij Vasili dhe nga ai vete, thesar i vertete, trashegimi e pasur e historise se fotografise shqiptare, vend qe vizitohet nga shkollaret, miqte e dashamiresit e fotografise.

I urojme njeriut te mire e te dashur, perhere buzagaz me te gjithe, profesionistit te fotografise shqiptare, shendet e jete te gjate, festoft dhe 100 vite te lumtura!

What do you think?

Written by admin

Panajot Pano, legjenda e futbollit shqiptar , 12 vjet ndare nga jeta.

Po bie borë në Gjirokastër…