in

Lumi Vjosa jo vetem i bukur. Gazeta italiane e perfshin mes lumenjve te botes per…

Gazeta italiane Corriere della sera lumin Vjosa e ka renditur mes 15 lumenjve te botes jo vetem per bukurine e saj, por gjithashtu edhe per rafting. Ky i fundit nje sport i cili ka filluar masivisht te frekuentohet nga shume mosha te ndryshme. Ja se cfare shkruhet ne gazeten Corriere della sera per kete lume.

Lumi Vjosa, Shqipëri

Lundrimi në ujërat e lumit të fundit të egër në Europë është i mundur. Ku? Në Shqipëri. Vjosa përshkon pjesën jugore të “Vendit të Shqiponjave” dhe derdhet në Adriatik. Itineraret për rafting janë dy – itinerari i gjatë, 18 km, që zgjat katër orë e gjysmë, nis nga fshati Strembec në Përmet, ndërsa ai i shkurtër, 10 km, zgjat rreth tre orë dhe nis në fshatin Kaluth dhe përfundon në Qilarisht. Dy shtigje përgjatë të cilave do të ndesheni me peizazhe të paprekura, me ishujth, kanione, kalime të ngushta midis shkëmbinjve dhe harqeve prej guri. Shënoni në axhendë edhe banjat termale në Bënjë, pranë qytetit të Përmetit, me burime natyrore me ujë kurativ, ideale për t’u çlodhur pas kaq shumë aventure.

What do you think?

Written by admin

Roland Çenko:” Ermelinda Bixhaku super kengetare”

Kujtese/ Cili eshte filmi i pare shqiptar qe keni pare dhe….