Lajm i Mirë ! Projekt Italian për Fshatin Turistik Dhoksat Ne Krahinen e Lunxherise

 

Dhoksati eshte fshat ne krahinen e bukur te Lunxherise. Kete e themi jo per fshataret por per ata qe nuk e kane vizituar dhe qe se afermi, do mund te njihen me ndryshimet qe do te realizohen mbi bazen e nje projekti model Italian.

Shtojme se fshati, pjese e njesise administrative Lunxheri, e Bashkise Gjirokaster, ben pjese ne programin zhvillimor të 100 fshatrave të Shqipërisë për turizëm rural dhe, me nderhyrjet qe do behen, zbatimin e projektit, eksperiencë e Albergi Difussi, realizuar më parë në Itali dhe në disa vende të rajonit, do te behet i vizitueshem e me kushte per te pushuar dhe per te shijuar jo vetem pejsazhin mahnites por dhe ushqimet  e zones.

Keshtu 7 apo 8 shtepite e para do te restaurohen sipas stilit lokal me ndihmen e Risi Albania, ne bashkepunim me organe te tjera.

Me venien ne jete te objektivave te projektit Italian krijohen kushte te reja dhe mundesi qe edhe disa familje te kthehen nga mergimi , te hapin shtepite e mbyllura dhe te sherbejne ne to duke siguruar te ardhura per vete nepermjet turizmit.