in

Hllomoja e Pogonit ne pikturen e Theodhos Jusit,ambasadori mongol ne Hllomo dhe vendosja e emrit te kooperatives ” Miqesia shqiptaro-mongole”

Nga Hllomo e Pogonit ne Ulan Bator te Mongolise-shkruar nga KostaqDodo Dhuvjani .

Historiani i artit,qe inventarizonte veprat ne Galerine e Arteve ne Ulan Bator u ndodh para nje pikture te vecante:shtepite prej guri,qiparisat,kisha e vizatuar dhe shkronjat ne fund te piktures nuk kishin asgje mongole.

Nje mik I tij nga Ambasada e Rusise ,qe e thirri per ndihme ,I thote se peisazhi nuk eshte rus,por shkronjat jane greke.I shkruan leter Ambasades se Greqise ne Mongoli dhe nje foto te piktures.Ambasada i pergjigjet se shkronjat jane greke,por fshati I pikturuar ndodhej ne Shqiperi,ne Pogon.

Historiani I shkruan Ministries se Jashtme te Mongolise .Dhe pergjigja:

Piktura eshte dhuruar nga ambasadori Mongol ne Prage me 1959 dhe se ate here Shqiperia dhe Mongolia nuk kishin marredhenie dipllomatike ne rang ambasadash.

Gjithe kjo histori ju duk historianit si film policor:nje pikture nga nje fshat minoritar grek me Shqiperi,pra nga nje shtet qe nuk kishin ambasada e qe e ka dhuruar ambasadori Mongol ne Prage.Atehere I shkruan Ministries se Kultures se Shqiperine.

Dhe nje mengjes postieri I dorezoi kryeplakut te Hllomose nje leter,qe ne fillim e hutoi,por kur e hapi dhe pa kopjen e piktures dhe lexoi ne kopje emrin e piktorit ,te shkruar ne greqisht,Theodhosi Judi e kuptoi se letra kishte lidhje me fshatin.

Pergjigjen e letres e shkruajti mesuesi pensionist I fshatit Thano Birbili,ne baze te shenimeve te mbajtura ne vite:

“Piktura qe ndodhet ne muzeun tuaj eshte veper e piktorit te madh Theodhos Jusi nga fshati yne Hllomo”

Te gjitha filluan ne v.1959 kur u formua kooperativa dhe duhej ti vinim emrin.Pas 15 dite diskutimesh dhe emrat e propozuar I kishin vendosur te tjeret,dikush propozoi ti vinin kooperatives emrin”Miqesia shqiptaro_mongole”Dhe ashtu u be.

Pasi shkruan emrin ne nje godine te fshatit vendosem tja bejne te ditur vendit tuaj.Porositem piktorit tone Theodhosi Jusi te pikturonte fshatin dhe nepermjet Ambasades se Kines ne Tirane derguam letren dhe pikturen ne Amb.Mongolise ne Prage.Letra u shkrua ne shqip,greqisht dhe rusisht.

Kjo ndodhi ne nentor 1959.Ambasadori u prek shume ,na dha fjalen se do te na vizitonte dhe erdhi ne fshatin tone ne nentor 1960.Ne shtepite e Stavro Gunelas hoqem catmane qe ndante dy dhomat dhe shtruam tavolinat ne dhomen e madhe qe u krijua.Te ngrenat,te pirat e dollite vazhduan gjithe naten…Dhe me kete ceremoni koop.jone morri emrin”Miqesia shqiptaro_mongole”dhe ambasadori juaj ne Prage dergoi pikturen e piktorit tone ne Galerine tuaj”.

Piktura ndodhet e ekspozuar ne Galerine e Arteve ne Ulan Bator,kryeqytetin e Mongolise.

What do you think?

Written by admin

Debati ne emisionin “Ftese ne pese” per gjirokastritet dhe korçaret midis aktores Zamira Kita dhe Alket Islamit

Kujtojme Laver Bariun, “Gjeneralin e klarinetes” qe Gjirokastren e kishte si ” shtepi te dyte”