in

Gazetari Thanas Tane per ndarjen nga jeta te Demokrat Anastasit,burrë i shquar i penës, i uniformës ushtatake dhe, mbi të gjitha, i mirësisë njerëzore

Eshte ndare nga jeta gazetari i njohur gjirokastrit Demokrat Anastasi, vellai i poetit Misto Anastasi.

Per lajmin e hidhur, largimin nga jeta te shokut, mikut dhe kolegut te tij te shtrenjte eshte shprehur dhe gazetari i njohur Thanas Tane:

U largua sot nga jeta Demokrat Anastasi, një burrë i shquar i penës, i uniformës ushtatake dhe, mbi të gjitha, i mirësisë njerëzore.
Pse u ngute kështu Demoja ynë? Ti që vetë i bëre shokët të të donin aq shumë, ua kishe borxh edhe nje takim e përqafim të fundit në Atdhe.
Mos Sirenat mitologjike të Egjeut ranë në dashuri me buzëqeshjen tënde dhe e rrëmbyen shpirtin tënd të bukur poetik? Nuk besoj se ato mund të kishin tek ty më shumë fuqi se sa malet e Gjirokastrës dhe se sa gurët e Palortosë.
Ke qenë një ndër shokët që e bëre më të bukur kohën e rinisë tonë. Kushdo që të pati pranë, u ngroh dhe u ndriçua nga pasqyrat e zemrës tënde të florinjtë. Si të të vimë sot pranë e të të themi LAMTUMIRË? Si të ta prekim pak ballin? Si ta marrim si kujtim të fundit buzëqeshjen tënde?
Fluturo në Parajsë poeti ynë!
Mos harro të kalosh si një re e përndritur mbi malet që i shkele në çdo pëllëmbë, mbi kalldrëmet e Gjirokastrës, mbi sofatin e portës ku të priste nëna. Na bëj një shenjë që të të përshëndesim, na jep një mundësi që të të themi edhe një herë sa shumë të kemi dashur.
Lamtumirë vëlla.

What do you think?

Written by admin

Stefan Arseni ne mbyllje te FFK 2023 te Gjirokastres ka nje falenderim

Eshte ndare nga jeta inxhinieri i njohur gjirokastrit Gëzim Muho