in

Balerinat gjirokastrite ne fotot e 70 viteve me pare (Emrat)

Keto dy foto jane te 70 viteve me pare, te vitit 1952.
Jane balerinat e vogla gjirokastrite te shtepise se pionierit ne lagjen Teqe ngritur ne nje banese private te shtetezuar ku mesonin dhe zhvillonin talentin si valltare. Disa jane larguar nga jeta ndersa ato qe rrojne kane kaluar mbi 80 vjeç.

Per balerinat  dhe artdashesit e  atyre viteve secila foto ngjall kujtime te bukura dhe emocione.Aferdita Mezini, njera nga balerinat e grupit kujton sot me shume dashuri aktivitetet, talentin dhe emrat e shoqeve, disa nga te cilat rrojne dhe sot ne Gjirokaster.

” Eshtu bukur, thote ajo, kur kujtimet i lidh me ngjarje te gezueshme kur interpretonim valle popullore te gezuara  per publikun ne sallen e tejmbushur te kinemase se re te qytetit, ne sheshin e Çerçizit apo ne fshatra”.

Ja dhe emrat e balerinave te para te qytetit:

Ne foton e pare (perballe fotos ):Liri Shehu , Alie Hoxha , Aferdita Mezini , Donika (mbimeri nuk i kujtohet ) ashtu dhe mesueses ne foto nga Libohova. Ne mes eshte drejtori i shtepise se pionierit Theofan Zoto nga Poliçani dhe mesuese Marjanthi Nasto.

Ne vazhdim: Kleopatra Dhjakoni , Zana Kaci ,Djana Bimi ,Donika Nasto , Teuta Kaci.Poshte : Lizeta Çene , Shpresa Kallajxhi , Donika Bilushi dhe me fizarmonike Naxhi Çano.

Nga grupet e baletit te shtepise se pionierit qe vazhduan me vite ne ndertesen e re poshte sheshit te Çerçizit, dolen dhe valltare profesioniste  me emer per vlerat dhe kontributet , traditen e krijuar, pjesemarrjen ne  koncerte e festivale folklorike, brenda e jashte vendit.

Pjesemarreset ne to kane shume gjera per te kujtuar!

What do you think?

Written by admin

Është ndarë nga jeta mësuesi i njohur Vangjel Çami

Aktore e kengetare te estrades te qytetit te Gjirokastres ne disa foto te viteve `60