Nata e dytë e FFK Gjirokastër
Vlora dhe Lezha një shkëlqim i folkut shqiptar
Një natë e shkëlqimtë kostumesh të kuruara me aq kujdes dhe pasuri ngjyrash, modele unike estetike, variante interpretimesh dhe karakteresh artistike. Balada dhe lirika që vijnë nga fondi aq i spikatur i poezisë orale shqiptare. Grupe aq tipologjikë të cilët shtojnë në kalendarin artistik të Gjirokastrës pasurim dhe trashëgimi të sjellë nga të gjitha trojet.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Kalaja e këngës shqiptare është sfidante e madhe e dasive administrative, por njëherësh e vetmja mundësi për të shpalosur “fletë më fletë” koloritin tonë etnokulturor dhe diversitetin e entiteteve etnokulturore sipas krahinave dhe grupeve.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)