in

Trëndafilat pjesë e dekorit të gjelbër që zbukurojnë Gjirokastrën turistike

Gjirokastra i ka dashur lulet e vecanerisht trendafilat qe rriten plot hijeshi dhe arome ne avlite dhe lulishtet e qytetit.

Te tilla qytetit nuk i kane munguar edhe pse ne siperfaqe te vogla, edhe ne ane te rrugeve, si brenda zones se Pazarit ashtu dhe ne periferi te saj.

Le ta nisim kete udhetim nga rruga perpjete Qafes se Pazarit dhe te qendrojme aty ku njera shkon ne rrugen e nenkalase e tjetra ne Bashte te Teqese.

Ju kujtohen trendafilat me petale ngjyra ngjyra,roze, te kuqe, limoni, te bardha e te tjera ne lulishten e stergjatur ku per vite me radhe kujdeseshin jo vetem punonjesit e komunales por dhe ushtaret e deges ushtarake?

Aty çelnin cdo pranvere disa lloje trendafila por dhe lule te tjera, kishte dhe dy tre stola ku mund te pushoje.Kishte trendafila flete madh dhe flete vogel te kuqerremte.

Keto lloje trendafila qe nuk i prekte njeri me dore vec ju merrnin ere, lulezonin edhe ne rrugen perpjete mbi banjat publike ne harmoni me barin , pemet dekorative etj.

Bukuria e trendafilave dhe aroma e tyre e kendshme ishin pjese e dekorit te gjelber edhe pergjate vijes me lule e deri ne vendin e orkestres te lulishtes prane ish pallatit te kultures.

Siperfaqet me gjelberim, trendafila e lule, peme e pisha qe jane dhe sot nuk mungonin edhe ne lulishten perballe hotel Turizmit, Cajupi sot ku gjithashtu gjelberimi dhe lulet nuk mungojne.

Trendafila kishte dhe ne ngastren ne krahe te shkalleve te godines se qarkut apo buze rruges perballe me godinen e ish bankes.

Per kohe qe flasim, nga viti 1970 e larte, flitej se ne qytet “qarkullonin” gati 20 lloje trendafila dhe nga llojet me i preferuari trendafili Stambolli qe edhe sot eshte i pelqyer dhe i pranishem ne avlite e kopshtet e shtepive te vjetra dhe dashamires te tyre i rritin ne vazo dhe i mbajne ne ballkone.

Familje gjirokastrite qe kane merguar i kane marre rrenjet me vete dhe i kane dhe sot per zbukurim dhe arome.

Disa lloje trendafila zbukuronin sikunder dhe sot territorin ne varrezat e deshmoreve, ne bregoren e Radio-Gjirokastres, brezaret tek arkivi dhe teatri, ne ish lulishten prane shkolles pedagogjike ku vec trendafilave dhe luleve te tjera kish objekte, çezme me gure te skalitur, ndonje skulpture, stola etj.

Pas ketij udhetimi, ku treguam disa nga vendet ku qyteti zbukurohej edhe nga trendafilat, shtojme se kujdesi per to dhe lulet e tjera edhe tani eshte i vecante e kjo duket ne shfrytezimin e brezareve e lulishteve vecanerisht ne lagjen me te madhe te qytetit, ne 18 shtatori, ne qender, midis pallateve dhe ne te dy anet e bulevardit,krijimi i mjediseve me gjelberim ne institucione etj.

Do deshironim qe keto te mbuloheshin dhe me shume me kuroren e llojeve te trendafilave qe permendem, bashke me lulet e tjera qe rriten ne avlite dhe kopshtet e shtepive te tjetra.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

What do you think?

Written by Admini

Hapen kopshtet dhe çerdhet, ja çfarë duhet te dinë edukatoret dhe prindërit!

Kujtesë/ Specialistët duarartë që kanë restauruar Pazarin dhe shtëpitë monumente të Gjirokastrës