Vajza e djem me "trëndafilat e Stambollit"në buzë, që rriten në avlitë dhe kopështet e shtëpive të vjetra të Gjirokastrës

Cdo vit pranvera ne Gjirokaster vjen me lulet dhe trendafilat e kuq, te bardhe, te verdhe, roze apo limoni te Stambollit qe hapen plot hijeshi, arome e drite ne poçe, anes avlive e ne kopeshte mes drureve dhe bimesise se gjelber.

Sa te dukura e te “tundura” midis luleve te tjera jane “trendafilat e Stambollit” kete e shohin e s`ngopen duke i pare te zotet e tyre qe ua dine dhe vleren, eren e mire, freskine, bukurine dhe perdorimin per glikot, esencat me arome unike.

“Trendafilat e Stambollit” kane qene e do mbeten stoli e shtepive gjirokastrite se kane dominuar e kane qendruar ne krye te luleve te tjera.

Gjirokastritet i kane dashur dhe i duan lulet, i kane ruajtur dhe rritur ato me kujdes te vecante duke treguar dashuri dhe qytetari per natyren dhe jeten.

Me kete kujdes kane kultivuar edhe trendafilat disa lloje te Stambollit qe tani ne pranvere, edhe pse mund te mos e keni vene re, se rruget jane te zbrazta nga corona 19, po vjet e vite te shkuara ka qene tradite, djemte e vajzat e shkolles i mbanin ne duar e midis buzeve, edhe tufa me te gjitha llojet te kuqe, te bardha,te verdha qe i vendosnin ne tavolinen e klases, ne dritare apo i conin dhurate per ditelindje.