Si i beni llogarite: Me leke te vjetra apo me te reja?!

Perpara vitit 1965 edhe ne Gjirokaster flitej se do nderrohej leku, se do dilte”Leku i ri” .

Si do ishte Leku i ri e si do nderrohej me te vjetrin nuk dihej dhe pritej me kureshtje.

Kur doli, u tha:10 lekë të vjetra do kembehej me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim dhe keshtu filloi te veprohej nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës.

Me aksion Banka e Shtetit Shqiptar filloi heqjen e monedhave dhe kartëmonedhave te viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re LEK.

Po dhe sot qe kane kaluar 55 vjet, njerezit perseri zene ne goje leke te vjetra, lek te rinj, ende nuk po mesohen, fjala vjen monedhën e re 100 lekëshe e quajne 1000 lekëshe.

Po pse ndodh kjo dhe sot,  ka njeri ndonje mendim ta shpjegoje dhe tjetra:

Si e keni me mbare t`i beni llogarite me leke te vjetra apo me te reja?

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com