Sa me ka marre malli per fiq çepelle si keto ne foto!I lumshin duart atij qe i ka pergatitur!

Sa i kam dashur fiqte- na shkruan nje nga miqte e faqes tone dhe , per te nxjerre mallin me to e me femijerine qe i ka fluturuar ne fshatin e tij te largetm, na ka derguar edhe kete foto.

 

Duke pare kete varg me fiq te thate- vazhdon ai- kam mall e nostalgji per fshatin. Me mire nga te gjithe me kuptojne moshataret e mi qe tani na dhembin meset dhe gjunjet dhe fshatin e shohim me sytet e mendjes, si ne nje film, por megjithate kemi cfare te tregojme e te bejme dhe ndonje krahasim.

Kur e pashe kete foto me fiq çepelle, keshtu i quanim ne atehere dhe nuk e di nese te sotmit apo ata qe merren me pergatitjen dhe shitjen e tyre i quajne ndryshe, mu mbush syri dhe me leshoi goja leng e u kenaqa se, kur dal ne treg apo ne supermarket, fiqte ne vargje ne pako jane me pak se gjysma e ketij ne foto dhe me cmim qe nuk i afrohesh, deri dhe 400 leke te reja.

Eh them tani per keto fiq çepelle ne foto, i lumte dora dhe i qeshte gjithmome zemra e mire atij qe i ka pergatitur, qofte per veten, qofte per miqte apo dhe per te nxjerre ndonje leke!

Pse ta fsheh do doja nje varg te tille po dhe ju do ta deshironit, apo keni pare e shijuar fiq me te mire se keto?