in

Mësoni kush e Ngriti Fermën e Parë Private në Afërsi të Fshatit Bulo, që pas Çlirimit u Kthye në Ndërmarrje Bujqësore!

Të parët që ngritën Fermën e Parë ishin një Italian dhe një agronom çam. Ata së bashku në vitin 1927 ngriten afër fshatit Bulo nje ferme te vogel private, ndoshta bashkëpunimi i parë në rrethin e Gjirokastrës.

Fakt është se fermerë dhe specialistë italianë te bujqësisë dhe blegtorisë për periudhën në fjalë erdhën në Shqipëri me mision për krijimin dhe lulëzimin e fermave private, me bazë tregun dhe prodhimin e lirë.

Italiani në afërsi të fshatit Bulo, në vendin ku ka qenë ofiçina mekanike bujqësore, filloi punimin e tokave të mara me qera, i mbeshtetur nga agronomi dhe grupi ndihmës, qëndroi aty rreth 5 vjet. Për punimin e tokave dhe sherbimet ne te mbjellat, nje pjese edhe peme frutore dhe vreshta, sherbenin 5 argate. Kjo fermë e vogel kishte 1 kalë race, 2 lopë, 4 qé dhe 1 gomar race.

Toka mbillej me susamrepke dhe perime, ndërsa pjesa tjetër livadh dhe korrej bar. Rreth parcelave u hapën kanale në anën e të cilave u mbollën fiq, mane, mollë e pemë të tjera frutore, një pjesë ndoshta ekzistojnë dhe sot përpara objekteve te ish ofiçinës, bazës mekanike bujqësore te NB. Kjo pjesë e tokës në atë kohë quhej Emblaqe.

Me largimin e italianit dhe grupit të tij mbështetës, rreth vitit 1936 në një pjesë të siperfaqes funksionoi nje fermë që varej nga qeveria e Zogut ku kishte : 1 stallë lopësh, 1 godinë që rrinte përgjegjësi ( aty ku më pas ishte këpucari).

Veç tokës kishte dhe 5 kuaj, 5 gomarë race, 30 lopë, 30 dhën race bejkë dhe kuac. Një pjesë e tokës punohej dhe tjetra lihej livadh për kullotë dhe për bar. Në fermë 20 veta kryenin punë të ndryshme, si çobanë, roje dhe argatë.

Kështu Miho Samara nga Derviciani punonte një pjesë të tokës me të tretë, Resul Hunda – bekshi, Azbi Shehu – çoban i lopëve, Bektash Avdiu – argat. Lopët që kjo fermë kish ne vitin 1943-1944 u grabitën.

Siç dihet, pas çlirimit te vendit, ndodhen ndryshime dhe historia e fermës në Bulo mori drejtim të ri. Vazhdimin do ta mësoni në vijim të historikut, ndertimin e Ofiçinës dhe fshatit të ri Bulo, si vendi, bërthama e parë nga ku nisi më pas aktivitetin ndërmarrja më e madhe bujqësore në Gjirokastër.

What do you think?

Written by admin

Zbulohen Dokumente të Justin Godart me Intelektualë të Qytetit të Gjirokastrës!

Gëzuar Ditëlindjen Ismail Kadare! Shkrimtari Gjirokastrit që e Ngriti Letërsinë Shqipe në Nivel Botëror Sot Mbush 82 Vjeç!