in

Kujtese/ Muzika, Arti, Kultura në GJIROKASTËR në të kaluarën

Muzika, Arti, Kultura në GJIROKASTËR në të kaluarën

Nga shkrimtari Foto V. Malo

Në vitin 1908 u krijua klubi “Drita”.

Pas vitit 1912 dha koncert banda muzikore “Vatra”.

Që në vitet 1929 ekzistonte banda muzikore e bashkisë së qytetit, me drejtues, nga fillimi e në vazhdim: Thoma Nasi, Koço Vangjeli, Tolo Njocko, Jorgo Roze, etj.

Fisarmonicistë (me akordeon): Selam Mamani, Aleko Pano, Niko Naka, Gavril Paparizo, Ferdinantr Deda, Haxhi Selfo, Rudak Ismaili, Mentor. Darova, Drini Mezini, Kastriot Gjini, Vajo Kuko, Kosta Loli, Nikolla Lani (Bebi).

Klarinetistë: Vasil Mastora, Tuli Bajrami, Demiri, Jorgo Roze, Naxhi Kasoruho, Agim Selfo.

Flautistë: Roland Çene, Dëfrim Çomo.

Pianistë: Gjon Simoni
Banda muzikore e qytetit jepte çdo javë dhe në ditë festash, në sheshin “Çerçiz Topulli” dhe te Qafa e Pazarit, edhe në Varrezat e Dëshmorëve, program me këngë patriotike, marshe, dhe pjesë muzike klasike, nga Verdi, Puçini, etj.

Pas Çirimit nisi tradita e festivaleve Folklorike lokale, zonale dhe kombëtare.
Radio Gjirokastra jepte vazhdimisht progamin me këngë popullore sipas kërkesave të dëgjuesve.

Elmaz Boce përmendet si themelues i lëvizjes teatrore në Gjirokastër. Ishin dhe Andrea Konomi, Idriz Guri, Shemsho Hajro, Zihni Sako, Urani Rumbo. Autor – Thanas Dino.

Grupe artistike me këngëtarë dhe instrumentistë amatorë kishin Gjimnazi i qytetit dhe shkolla e mesme Pedagogjike. Rrethe letrare në shkollat e Mesme, Shtëpinë e Pionierit, dhe në Pallatin e Kulturës.

Koreografë: Miranda Karaulli, Dedin Suli.
Nxënësit Liri Nako dhe Ksenofon Krisafi ishin valltarë. Lilika Naçi recitonte.
Vasil Buka, mësues në shkollën Pedagogjike kishte krijuar grupin e mandolinatës, me nxënësit.

Roland Çene ishte dirigjent e drejtues kori në pallatin e Kulturës.

Këngëtarë të njohur të Estradës të qytetit e shkollave të Mesme ishin: Rustem Asqeri, Maliq Çomo, Hënë Xhemali, Arta Babaramo, Nesti Nase, Vitore Rusha, Meli Floku, Vizhdan Skënduli. Etj.

Aktorë komikë të Gjimnazit: Spiro Sotiri, Nustret Fino, Naxhi Mamani, Selam Shkurti.

Regjisor i Estradës profesioniste: Dhimitër Dhima, më pas Petro Kosta e Teli Stefani.

Regjisor i Τeatrit profesionist – Bernard Kokalari, disa muaj Pirro Mani, Myzejen Nepravishta.

Libretistë: Thanas Dino, Qurku, Çekrezi.

Piktorë: Vaso Lili, Panajot Vasili, Stavri Çati, Bashkim Ahmeti, Perlat Ali, Llambi Vasili, Pëllumb Puci, Koçollari.

Drejtorë të bibliotekës së qytetit: Aqilea Ikonomidhi, Vangjel Kozma, Stefan Arseni. Etj.

Shkrimtari Tasim Gjokutaj ishte përgjegjës dhe punonjës i bibliotekës së Fëmijve në shtëpinë e Pionierëve të qytetit.

Vasil Bilushi ishte drejtori i pare i Institurit të Lartë Pedagogjik dhe më pas Rektor i Universitetit “Eqerem Çabej”.

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ 107 vjet më parë u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli

Kujtese/ Ne foto burra te mire e te respektuar te qytetit te Gjirokastres