in

Ju Njohim me Kompozitorin Gjirokastrit Saimir Skënduli, Vlerësuar me Medaljen “Naim Frashëri”

Në vitin 1969 filloi edukimin shkollor dhe studimet i përfundoi për violinë në Shkollën e Mesme Artistike “Mujo Ulqinaku” në Durrës ndërsa studimet e larta i kryejti në degën kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Në qershor 1987 i jepet titulli “Kompozitor” si dhe më pas kryen studimet e thelluara të SH.P.U. për “Muzikologji” pranë Fakultetit të Muzikës, (Universiteti i Arteve).

Saimiri ka eksperiencë të pasur profesionale dhe krijuese: pas emërimit në qytetin e lindjes fillimisht ka punuar shef i muzikës në Pallatin e Kulturës “A.Z.Çajupi” dhe në vijim si drejtor në Radio Gjirokastra, si përgjegjës kulture në departamentin e Kulturës në Bashkinë e Gjirokastrës, specialist ne qendrën Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, (Ministria e Kulturës). Prej vitit 2004 e në vazhdim aktivizohet gjithashtu në detyrën e pedagogut në Universitetin e Arteve, (Fakulteti i Muzikёs).

Disa nga punët më të rëndësishme në krijimtarinë e tij muzikore janë:
– Scherzo për flaut e piano – Koncertet e Majit, Tirane 1985;
– Temë me variacione për piano – Koncertet e Majit, Tiranë 1986);
– Romancë për violinë e piano, – Album me pjesë pianistike,
– Suitë e përpunuar në 3 kohë, për kor e orkestër simfonike nga koncerti me vepra të studentëve – (Instituti i Lartë i Arteve 1986);
– Baladë për violinë solo, – Suitë simfonike në 3 kohë, (vepër shkollore ,1986);
– Kantatë në 3 kohë për solist, kor e orkestër- (I.L.A.,1987);
– Poemë simfonike, (punë diploma, 1987); -Valle simfonike, (1988);
– Cikli me romanca vokale, (1988); – Mottoperpetuo për orkestër harqesh, (Gjirokastër 1989);
– Tablo muzikore për fëmijë – (spektakël në TV shtetëror,1989);
– Suitë vokale me motive arbëreshe, (turneu i ansamblit nga qyteti i Gjirokastrës në rajonet Arbëreshe të Bazilikatës – Itali 1992);
– Kantata për fëmijë “Bota është e jona” dhe Tabloja Vokale-koreografike me nxënësit e shkollës “Urani Rumbo” të Gjirokastrës dhe Scuola Media “Giuseppe Leopardi”, (qyteti Potenza – Itali 1994);
– Koncertino për violinë e orkestër harqesh, 1994;
– Kolazhe me muzikë klasike aranzhuar për formacione të ndryshme muzikore, etj.

 

Ka marrë pjesë me këngë për festivalet në RTV dhe Festivalet Kombëtare të fëmijëve, aktivitete kulturore, promovuese dhe turne artistike brenda e jashtë vendit.

Ka qënë anëtar i Stafit organizativ të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 1988, ka dhënë leksione harmonie në promovimin e talenteve të reja muzikore, organizator dhe drejtues artistik i Ansamblit Folklorik ‘‘Gjirokastra’’ në rajonet e Bazilikatës dhe Pulias, Itali; Drejtor Organizator i Grupit Artistik te Gjirokastrës në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në qytetin e Agrinjos, Greqi (me pjesëmarrjen e grupeve nga shtetet: Spanjë, Itali, Rusi,Lituani,Poloni e Greqi.

Ka shkruar librin studimor “Feim Ibrahimi – Prirje të reja në muzikën shqiptare” si dhe: “Revolucionet, diktaturat, demokracia dhe arti”(Esé nё tri pjesё).

Është vlerësuar me medaljen “Naim Frashëri” për punën në zgjedhjen, menaxhimin dhe demonstrimin e vlerave folklorike gjatë Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 1988.

What do you think?

Written by admin

Zhvillimi i Zejtarisë në Krahinën Malore të Zagorisë

13 Healthy Ways To Use Fresh Mint