in

Furrxhinjtë e Gjirokastrës, si Artur Lani së bashku me djalin që edhe sot bën bukë të shijshme, “cfungar” si më parë!

Ne zonën e Pazarit të Gjirokastrës ka patur 8 furra dhe 6 të tjera në lagjet ku piqeshin bukë, mish, byreqe lloi-lloi dhe misra ne bragaç. Veçanërisht në muajt e dimrit ato ishin vende te dashura për të gjithë.

Për fat jo të mirë, shumica e furrave te dikurshme nuk funksionojnë. Në punë është Furra në Qafë të Pazarit ku shërbehet nga vetë të zotët e saj. Në këtë furrë për shumë vite zjarrin e ka mbajtur “ndezur” furxhiu Daut Baxhella.

Prane furres ndodhej dhe “Kroi i Premtos”.

Në aktivitet eshte dhe furra poshte radio TV Gjirokastra ku sherben furxhiu Artur Lani se bashku me djalin. Arturi bën këtu një bukë me aromë, të shijshmë, bukë pa maja, me brumë të ardhur që, të vjetrit e lagjes, shprehen “‘cfungar” si bëhej më parë.

Furra e Beut ndodhet jo larg Pazarit, nen gjimnaz. Nga 1910 ka sherbyer nje furxhi dropullit me emrin Jani. Malo Zera ka punuar para çlirimit, ndersa Xhevat Avdalli, kengetari i pare ne ze i kenges tradicionale gjirokastrite deri sa doli në pension.

Sa ishte ne kujdes, ne duar te xha Xhevatit, mbeti ne këmbë, ne sherbim te banorëve të lagjes « Palorto » po tani është e rënuar.

Banorët e lagjes Teqe kishin furrën e tyre, pranë portës së madhe të shtepive të Angonate, ndërsa Furra e Mamanit ndodhej ne vendin qe mban emrin Sheshi i Zemanit.

Dikur aty ka sherbyer nje furrxhi me emrin Daut po që i thoshnin Dauti i Cicimakos.

Aty piqej bukë e kulac në hi, birjane të ndryshme me mish e pa mish më shumë, byreqe me qumesht, me lakra, lakrorë, bakllava, etj. në dimër dhe paca e këmbë, misra e grurë që zienin në bragaç.

Të preferuara ishin dhe furrat e pjekjes në Cfakë, Manalat, Hazmurat, e Hashorvës dhe ajo e Vasit në Varosh, në Pazar te Vjeter dhe lagjen Pllakë.

Në furrën e lagjes Pllakë, për vite të tëra shërbeu Halit Xarba që e mbajti furrën të ndezur për disa vite me radhë dhe, pas ndarjes nga jeta, pak kohë edhe djali.


What do you think?

Written by admin

Mot i ftohtë me shira e dëborë… Çfarë të gatuajmë që të ngrohemi?

Mësoni kush ishte Vjershëtori i Verbër që Ndjeu me Shqisën e Veçantë të Poetit Talentin e Xixat Poetike të Kadaresë!