in

Domate si te Gjirokastres ne Boston te Amerikes

Në Shqiperi keto domate i quajme domate te lloit Sanjollas. Haen me shije dhe kane arome te mire. Ne dijenine time I degjuar per keto domate ka qene Permeti, ndersa ne rrethin e Gjirokastres fshati Sopik, fshatrat e Dropullit te Siperm dhe Zagoria. Kerkojne nje klime te fresket.

Këto domate ketu i quajnë “Hairloom Tomato”. Fjala “Hairloom” ne shqip perkthehet si nje send apo plaçke me vlere qe trashegon nje familje brez pas brezi. Mund te jete nje ore, bizhuteri, arme, apo dhe kostumet popullore, jane veçori te familjeve.

Po keshtu familjet e bahçevaneve trashegojne llojet e bimeve specifike per çdo familje apo fshat. Keto bime vine nga perzgjedhja e perviteshme e fares nga bahçevanet, sipas kerkesave te tyre. Kjo futet ne bujqesine tradicjonale. Bime te tilla perzgjedhur vazhdimisht ne shekuj ne kete menyre perbejne nje fond gjenetik me shumllojshmeri vlersh unike. Ne saje te evolimit te tyre bimet kane fituar nje pershtatje ndaj klimes, tokes, etj. Kane fituar nje rezistence ndaj semundjeve dhe demtusave te ndryshem. U pershtaten më mire kerkesave njerezore si ushqim, te pershtateshme per transporte, etj.

Ne rrethin e Gjirokastres kishte nje tradite te lashte ne kete drejtim. Nga bahçevanet vendas ishin krijuar lloje bimesh unike e te vecanta me vlera te jashtezakoneshme ushqimore dhe te shijeshme, por dhe me pak te prekeshme nga semundje e demtues. Permendim; domatet e Dhoksatit e Laboves, Bamjet Libohoves, dardhet e Suhes, Barbunjat dhe erezat lunxhiote, Pjeprat e Suhes, Lazaratit dhe Dervicjanit, Fiku i shkruar, etj. Pervec ketyre njerezimi do te ishte me i sigurte ne sigurimin e ushqimit sepse jane te zgjedhura ne shekuj. Kjo praktike bujqesore duhet te vazhdohet per nje te arthme te sigurte te njerezimit thuhet nga gjenetiste dhe biologet e sotem. Moderne eshte tradicjonalia, thote nje miku im.

Pergatiti Koço Mosko

What do you think?

Written by Admini

Lule kungulli te mbushura

Sot urojme per ditelindjen Arian Xhumbën, legjenden e Luftetarit, qe 48 here ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare