Doktori i Famshëm Aleksandër Kalivopulli - Burgosur në Moshën 80 Vjeçare por i Papërkulur Deri në Fund të Jetës së Tij

Dr. Aleksander Kalivopulli, nga vitet `50 te ka banuar ne shtepine e Asllan Mezinit ne lagjen Pazar i Vjeter, ne katin e pare te saj ku kishte dhe kliniken dhe nje dhome mbushur me libra.

Pas punes ne spitalin e shtetit bente dhe vizita private qe ne ate kohe lejoheshin dhe njerezit me probleme shendetesore zinin radhe per t`u vizituar.

Pas vizites ai futej ne dhomen ku kishte librat, ta quajme biblioteke, dhe pas nje kohe vinte me recete ne dore, te thoshte do besh kete e ate ilaç qe te sherohesh. Dhe eshte fakt. Kush eshte vizituar tek Doktor Kalivopulli ka gjetur mbeshtetje dhe sherim.

Ne vitin 1957 ne lagjen Pazar i Vjeter ra nje zjarr i fuqishem flaket e te cilit dogjen 4 shtepi te medha qe u kthyen ne hi dhe mure.

Ndersa te gjithe po nxirrnin me shpejtesi nga shtepite orendi e paisje,sipas banorit te lagjes Stefan Arsenit, Doktor Kalivopulli, edhe Ai i tmerruar nga situata e krijuar, nuk zuri me dore asgje nga plaçkat, por hynte e dilte me librat e bibliotekes qe i mblodhi “grusht” jashte mureve te shtepise, ne krye te sheshit te pasha Kaurit, te pa rrezikuara ketu nga zjarri.

Ky akt atehere as qe mund te vihej re nga njerezit e tronditur per ate qe po ndodhte por sot qe kane kaluar shume vite nga kjo ngjarje, kujtohet dhe vleresohet, si shprehje e dashurise per librat nga te cilat ai kish marre njohuri dhe vazhdonte t`i studionte per t`u sherbyer njerezve me perkushtim dhe profesionalizem te larte deri diten qe u arrestua nga shteti komunist per agjiitacion e propagande dhe u denua me 18 vjet burg.

Dr. Kalivopulli, i datelindjes 1880, me vendlindje fshatin Bularat dhe adoleshence te kaluar ne Stamboll ku mbaroi edhe shkollen e mesme, 6 vjet me radhe studjoi per mjekesi dhe, me mbarimin e studimeve pasuniversitare, mori titull shkencor dhe te drejten per pedagog. Preferoi me shume fshatin ku profesionin e bashkoi me dashurine per njerezit, te cileve u sherbente ne cdo fshat duke shkuar me kale sa here e kerkonin.

Kur erdhi ne Gjirokaster, ne fillim te viteve 20-te, sherbimi shendetesor ishte i varfer, me semundje ngjitese si sifilidi e malaria per parandalimin e te cilave beri studime dhe arriti rezultate te mira te publikuara edhe ne Manualin Statistikor Shendetesor te vitit l928.

Me pushtimin e vendit nga Italia fashiste internohet l vit ne Penobil te Italise dhe pas internimit vazhdon punen ne spital te Gjirokastres dhe kliniken private ne shtepi, ku bente 8 deri l0 vizita ne dite.

Dr. Pandovski mjek kirurg, kujton se drejtonte pavijonin e pathollogjisë, se kish mbaruar shkollën greke të mjekësisë me tradita në këtë fushë, se karakterizohej nga një logjikë e fortë profesionale në përcaktimin e diagnozave dhe mjekimin e të sëmurëve, se ishte ai që jepte mendimin përfundimtar pothuajse në të gjitha konsultat.

Detyren e Shefit te Pathollogjise Dr, Kalivopulli e mbajti deri nje dite para arrestit, 3.7.1960, ngjarje qe ne qytet u percoll me frike dhe heshtje.

Per t’i provuar “ fajesine” u bene disa gjyqe me dyer te mbyllura dhe me 1.5.1962 u denua me 18 vjet burg dhe konfiksimin e pasurise se plote etj.

Bashkevuajtes tregojne se ne burgun e Burrelit punoi si mjek dhe se ishte kaq human sa sakrifikonte shendetin e tij.

Kur shpalli greven e urise, ne proteste ndaj kushteve te renda te burgut, pas l3 ditesh, pa vene gje ne goje, la zemer e trup te braktisur ne krahet e vdekjes, tek “ Lulet e Sheges” që nuk u gjet dhe familjaret moren me vete vetem kujtimin e hidhur te atij vendi qe dhe drita e diellit nuk e zinte.

Bashkeshortja, dy djemte, Kristua dhe Sokrati dhe vajzat, Klea dhe Sofia, e takuan vetem pas dy vjete hetimesh dhe per here te fundit me l3 shkurt te vitit l964, vit qe u nda nga jeta, me 27 shkurt , ne diten e 13 te greves se urise.

Me vuajtje e sakrifica te medha perballuan jeten edhe femijet e tij, Kristua , Sokrati dhe vajzat.

Per Sokratin, Luan i Hidrocentraleve sic flitej atehere dhe qe e meritonte kete vleresim, nga hidrocentrali i  Shkopetit dhe i Bistrices, pastaj ne Koman e Fierze, nga viti 1972 – l992, Shkodra u be per te qytet i dyte.

Per 5 vjet Ai drejtoi dhe keshillin e Rrethit te Gjirokastres dhe pas ndarjes nga jeta u nderuar nga Presidenti i Republikes me titullin e larte “ Mjeshter i Madh i Punes” dhe Shkodra me 15 tetor 2016 e nderoi me titullin “Qytetar Nderi’.

Ne vitin 1993 Presidenti i Republikes Sali Berisha e nderoi Aleksander Jorgji Kalivopullin ( pas vdekjes) me medaljen

“ Martir i Demokracise” me kete motivacion:

” I dalluar per bindje te thella patriotike e demokratike dhe i paperkulur deri ne fund te jetes se tij”.

Me vendim te keshillit Bashkiak te qytetit te Gjirokastres, rruga nga shtepia e tij qe shkon ne lagjen Pazari i Vjeter quhet

 “Rruga Doktor Kalivopulli”.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com