" Ç`më thua moj Korbë, moj Grikëfshirë?!"- Historia e Anesë nga Dunavati në Aeroplanin e Linjës për Amerikë!

Pas rixhave te shumta, Aneja e vendosi te udhetonte ne Amerike me linjen e re “gjirokastraonline’ me gjysem cmimi, vajtje –ardhje.

Nje jave te tere, haide-haide, beri gjerat gati, 20 qifqi per di djemte dhe di vajzat nga 5 per shoq po u merzit ca se nuk i doli mishi per qoftet.Beri dhe di bireqe me lakra te koshtit, bleu dhe 4 qese Trahana te embel “Lunxheria”, di duar barbaroz, nje caj dhe di flete mollogo, englexhe per udhes.

Ne nje qese tjeter vendosi dhanarin e leshrave te kokes, citat, nje tufe me lesh per çorapen e dyte te dimrit te pambaruar ndersa Ato nuk i mori me vete po i futi ne vrime te miut, ne guxhuvera qe te mos i gjente as gjermani.

Nje nate me pare, u la e u be dhams e feks qe te binte ere mosko dhe te nesermen, me koken pas e me merakun per shtepine dhe maçen e hirit udhetoi me nipin qe taksine e beri duman, e dumanisi keq deri ne Rinas.

Ne aeroplan vendi i ra ngjitur me nje goxha grua dërdëre te cilen e puthi mac e mac si ta kishte nga lagjja e me pas t`i ankohej , ishalla se zinte makina!.

– Udhetare te nderuar! Po kalojme mbi oqeanin Paqesor. Mund te kete turbulenca! Vini rripin e sigurimit!

-Ç`eshte mi korbe?- e pyeti Aneja.

Gruaja dërdëre kuptoi qe ajo ishte mendjemadhe nga veshet dhe e ndihmoi t`i kalonte rripin ne mes te trupit. Aneja iu leshua, iu be gola furkaçe:

– U, po ti mi, avash mi, se me levize zorret e barkut! Hiqma, nuk e dua!

– Jo jo duhet ta mbash!- iu lut gruaja dërdëre. – Nuk e shikon si lekundet aeroplani, here poshte e here larte. Jemi dhe ne rrezik! Mund dhe te biem ne det, ndaj duhet rripi i sigurimit!

– U po ç`me thua mi grikefshire, je ne metro? Me vjen dhe bajalldi!Te bukur mushtulluk me thua!

-Neno, mbam vesh mua! Rruge eshte , cdo gje mund te ndodhi!

– Uaaa, moj korbe, po ç`me thua, po une qe e kam blere bileten vajtje- ardhje?!

…Mos qeshni po beni dhe nje pune….gjeni ose shtoni fjale e shprehje nga e folura e qytetit te Gjirokastres!