in

Atif Abazi – Lustraxhiu i vetëm në Qafë të Pazarit, Parashikues i Fortë dhe Tifoz i “çmendur” i Luftëtarit!

Në tribune kishte vend të rezervur pa biletë ose zinte vend tek stoli me lojtarët rezervë…

 

Ishte nga miqtë më të mirë të sportistëve, sidomos atyre bujtës që nuk ndaheshin nga dyqani i vogël ku shërbente përballë me Kafe Kashahu sot.

 

 

Atifi linte me këdo shijen e njeriut dashamires e me humor që më shumë se veten e zanatin donte sportin, lojrat me dore e veçanërisht futbollin. Shquhej si kompetent e parashikues i fortë i rezultateve paraprake te ndeshjeve te ekipit dhe komentonte gjatë për to.

 

Nëse në futboll ekipi fitonte gezonte me shume nga te gjithe. Bëhej keq dhe sëmurej kur ekipi humbiste. Merrte tre dite raport.

 

Nuk i flitej se mund të të qëllonte “me këpucë në kokë”!

 

Java në punë i kalonte me ndeshjen e humbur. Nga zemërimi u jepte dhe me shpejt duarve.

 

Lustronte këpucë burrash, grash e me pak per fëmijë. Të burrave gati nje model, me majë e të gjera, sipas stinëve, dimërore dhe verore. Ndryshonin ato ushtarake, me qafa.

 

Tek Atif Abazi lustronin këpucët edhe ushtarakë madhorë. Po ta gjeje duke lustruar këpucë me qafa ushtarake, thoshte:

 

– Do presësh se në duar kam këpucët e një cimadhi!

 

Dyqanin e tij e preferonin dhe gra e vajza po jo per t`u ulur, sa i dorëzonin kepucët e sandalet e mbështjella, bënin nje ‘turne’ dyqan më dyqan, sa të shkonte ora për t`i tërhequr.

 

 

Në ato vite, 60 e lartë gjirokastritët nuk e kursenin lekun per lustrimin e kepucëve. Nuk dilnin nga shtëpia me këpucë me baltë dhe nëse i zinte shiu me pas shkonin dhe i pastronin, keshtu që Atifi kishte gjithmone pune.

 

Disa shkonin dhe per të kaluar kohën, se aty mblidheshin sportistë bujtës, si Enver Ibërshimi nga Elbasani, Nikolla nga Shijaku, me ta bashkë Mastrakuli që, siç flitej këtu, me një gjuajtje bombë kishte thyer shtyllën e sipërme të portës.

 

Abone ne dyqanin e Atifit ishin dhe portieri i qytetit Isuf Lulo, regjizori Dhimo Dhima, mbrojtësi i djathtë Nikua dhe trajnerët e asaj kohe.

 

Ç`nuk dëgjoje!

 

Histori e ngjarje, po dhe të rema, humor e shaka bashkë, mbusheshe me gëzim e me humor sa të të vinte radha për lustrimin e këpucëve.

 

Të gjithë ndiheshin mirë, po Atifi, lustraxhiu i vetem i Qafës së Pazarit, nuk rrojti shumë.

 

Kanë kaluar shumë vite nga ndarja…

 

What do you think?

Written by admin

Kujtesë/ Fan Noli në Mbrojtje të Mësuesit Patriot Andrea Konomi nga Kavaja, një ndër Mësuesit e Parë të Mësonjëtores “Liria” në Gjirokastër!

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë – Takim me Ambasadoren Greke në Shqipëri!