in

Të Lumshin Duart Eli Zhulati!Mjeshtre në Punët e Dorës dhe në Gatime Tipike të Traditës Gjirokastrite

Eli Zhulati ka nje jete qe nuk i  eshte ndare Pazarit te Gjirokastres. Ne rrugen e kreut duke shkuar ne ate nenkala nga Qafa e Pazarit ka patur per shume vite edhe dyqanin e punes ku punonte vete, mesonte dhe vajza te tjera si te ushtroheshin ne pune artizanati.

Eli eshte mjeshtre ne qendisje. Nga duart e saj nxjerre pune qe zbukurojne odate e shtepive te medha te Gjirokastres.Ajo pergatit edhe kostume popullore per burrat dhe grate, edhe per femijet.

Ja 3 pune te saj:

:

Eli Zhulati eshte dhe nje kuzhiniere e talentuar ne gatimin e recetave te vjetra te qytetit te Gjirokastres, Lunxherise etj, pjesemarrese ne te gjitha veprimtarite e artizanatit dhe kulinarise ne qytet,por dhe perfaqesuese e shperndarjes se pervojes ne gatimet e qytetit e te fshatit ne qytete te tjera, ekspozita artizanati dhe kulinari.

I kerkuam disa disa receta dhe ajo na shkroi:

Eshte nje recete fare e thjeshte por qe ishte e dashur per pijedashesit ( thoshin me te nuk te ze rakia) e quanin skordhala . Emertimi eshte i huazuar nga qe mbizoteronte aroma e forte e hudhrave.

Patateve te ziera te bera pure u shtohej hudher shume, piper i kuq , pak leng nga turshite dhe spec djeges .Ne pjate servirej e rregulluar me pak vaj ulliri .

Ka dhe shume receta te tjera te haruara e te pa perdoreshme ne ditet e sotme per shkak te yndyrnave e kolesterolit.Gjyshja ime thoshte per to ” jane lezetet e gojes”.

Flamur i mbushur,shpretke e mbushur,shap me gabzere .Bente nena dhe nje gje tjeter qe spo me kujtohet emri.Tul buke si e kokodasheve po i shtonte arra dhe hudhra, pa djath, me pak vaj ulliri..

Ne ditet ne vazhdim do te percjellim receta te tjera nga Eli te shoqeruara edhe me fotot perkatese.

What do you think?

Written by Admini

Të Pathëna për Sarajet e Nelo Kabilit, Konflikti me Ali Pashë Tepelenën dhe Pse Aliu Kërkoi për Drekë Një Kokë Ustai!

Kur Estrada Profesioniste e Sarandës jepte Shfaqje në Gjirokastër. Ja Si Pritej!