in

Dr. Taulant Muka, mjek epidemiolog, mendon ndryshe për situatën e koronavirusit në vendin tonë

Ish-zv.ministri i Arsimit, Dr. Taulant Muka, mjek epidemiolog, ne nje nga postimet e tij thekson se shifrat ne lidhje me përhapjen e koronavirusit në vendin tone nuk jane reale mbasi realisht po behen shume pak testime dhe gjurmime duke theksuar që të ruhet distancimi social  por të bëhen edhe sa më shumë teste dhe gjurmime.

Ja pjese nga postimi i tij: “Vendi yne sot po habit boten! Grafiku tregon se vendi yne, bazuar ne te dhenat zyrtare, me apo pa “arrest kombetar” ka te njejten ecuri! Arresti kombetar duhet te jepte efektet 2-3 jave me pare, nderkohe gjate periudhes se arrestit kombetar numrat e rasteve te reja te diagnostikuar me COVID-19 ne nivel mesatar nuk ka ndryshuar. Pra pse duhet arresti kombetar kur dhe pa arrest kombetar ne kemi te njejten ecuri?

Sigurisht qe distancimi social eshte i nevojshem, por e verteta e ketij paradoksi qendron te numri shume i vogel i testimeve qe ne si vend po bejme. Mos berja e testimeve eshte e qellimshme apo nga padituria- pak rendesi ka pasi rezultati eshte i njejte! Vetem rritja e numrit te testimeve, e shoqeruar me vone me depistmin (testmin e pranise se antitrupave COVID-19) do te na ndihmoj te kuptojme realitetin, dhe shoqeruar me nje gjurmim efekti te rasteve, do te na mundesonte qe jo vetem te shkurtonim ne kohe arrestin kombetar, por edhe te planifikinomim masat e reja moderuese per fillimin e jetes sociale dhe ekonomike per nje pjese te shoqerise!”, shkruan Muka në rrjetet sociale.

What do you think?

Written by Admini

Profesori Përparim Kabo: Shko një ditë të vetme te Tritan Kalo e Lul Kraja rri një turn së paku…

Kulaç me vaj ulliri dhe…përvishni mëngët!