in

Stefo Papa – Stilisti i Viteve 60, Veshjet e të cilit edhe sot përzgjidhen nga garderobat!

Mos u çudisni per çfare do te mesoni. Stefo Papa mbi të 80-tat është stilisti i shquar i Gjirokastrës i viteve 60-te e deri dhe 10 vjet punë pas daljes në pension.

 

50 vjet i kaloi mes gjëlpëres e fijes së perit, me dy vende pune, në shtëpi në Manalat dhe në një dyqan në Qafë të Pazarit, vitet më të shumta këtu, mendje e lirë por i kufizuar në kohën e shkuar; duarartë, rrobaqepës i parë, mbetur në memorjen e banorëve të qytetit, krahinave dhe studiuesve te fushes se etnografisë.

 

Në Pazar, 25 vjet përgjegjës në dyqanin e veshjeve me porosi për fëmijë dhe atë special krijoi shkollën, modelin e profesionistit artist, me prerje në seri edhe per dyqane e reparte te tjera rrobaqepësie në shkallë vendi; shfaqej krijues e fantastik, por si te gjithe dhe ai, per mungese të lirisë, i rezervuar, i rrezikuar nëse priste apo qepte modele moderne, se diheshin pasojat.

 

Edhe pse mjeshtër, dhe sot i kujton mesuesit e tij te pare te profesionit, Stefo Labovitin që i lidhi gishtëzën në gisht, mjeshtërit Xhorxhi Vaso e A. Erebara në kursin një vjeçar në Tiranë.

 

Stefo Papa, i vecantë për prerjet per te rriturit ashtu dhe femijet, është vleresuar në cdo kohë për stilimet edhe nga specialistë te fushës së etnografisë që vinin ne Gjirokastër dhe e ftonin ne Tiranë për veshjet e traditës te kostumeve kombetare per grupet pjesemarrese ne FFK. Mjeshtërinë Ai e përcolli nëpërmjet kurseve profesionale edhe tek grate dhe vajzat rrobaqepëse te ndërmarrjes së sherbimeve dhe ate te veshjes që dhe e falenderojnë, një pjesë sot me dyqane private.

 

Stefua, për kohën që flasim, i shquar për veshjet që modelonte, me stil, zbukuronte dhe një kategori, pakicë, me prirje moderne që nuk visheshin në radhë, si shumica. Veshjet e tyre me porosi Stefua i realizonte vetëm në shtëpi. Kjo kategori, edhe të njohur e të aferm, ishte besnike, nuk e hapte gojën, nuk tregonte se ku kish bere kostumin, fundin apo fustanin. Nëse ndodhte kjo ai kishte pasoja, sikunder dhe kish ndodhur.

 

Një kategorie tjeter, me poste të larta në qytet, gra dhe fëmijë të tyre më shumë, me ekonomi e frekuentues te modes, te prirur për tu paraqitur ndryshe nga shumica, për masën apo provën e radhës, Stefua ishte i shtrenguar tu shkonte në zyrë ose në shtëpi, se, sipas tyre, “nuk duhet të binin në sy të botës”.

 

Në qytet, kur kjo kategori shfaqej e paraqitshme dhe e hijshme me veshjet e bukura, pas trupit, te gjera e të kombinuara, me stil e ngjyra, edhe ne xhirrot e mbremjes nga Qafa e Pazarit, ne sheshin e Cercizit deri tek Mulliri. Shumica e njerezve mendonin se veshjet i qepnin në Tirane por të tjerë jo, kategoria besnike që dinte vendin dhe autorin fliste me vete, pa zënë në goje emrin e Stefos.

 

 

Pas vitit 90-të per te fituar me shume e per te treguar se ç’dinte te bente dhe me mire, disa vite i kaloi ne nje dyqan rrobaqepsie ne Athinë ku priste e qepte këmisha e kostume për Vipa të biznesit, kulturës, kinemasë dhe avokatisë.

 

“Më erdhi puna dhe e mira në dorë dhe, i lirë ne mendime e ne prerje, ndihesha plotesisht i persosur profesionalisht dhe konkurues ne moden e veshjes.

Jam matur me stiliste të dëgjuar dhe jam përfaqësuar me modele ne ekspozita e sfilata edhe në Athinë”, -thotë Ai.

 

Burra e gra që në vitet `60 e lart ishin ndjekes te pasionuar të modes, veshjet me stil e ngjyra te asaj kohe, prere e qepur nga duart e Stefos, sot i kane nxjerre nga garderobat dhe fëmijët, nipërit e mbesat i kanë “hedhur krahëve” se u shkojnë “pas trupit”, marrin vleresime e pyetje “kush e ka qepur këtë kostum”, “sa mire që rri ne trup”, “në cilin dyqan e ke blere” etj.

 

Stilisti që dikur profsionin e ushtronte me ndrydhje, tani nuk del ne punë e më pak dhe ne qafë të Pazarit. Mosha, forcat dhe syte ia kane zbehur pamjen mbi makinen qepse, hekurin e hekurosjes me prush, shkumsat dhe rigën prej druri dhe metrin, copat me basmë, stof e terital që, ndersa i mban mbi tavolinë, ia lehtësojne dhe ndonje vuajtje të moshës, i flasin me gjuhën e profesionit, te emrit dhe adresën e pahumburr në kohë:

Stefo Papa, stilist, lagjia Manalat – Gjirokaster.

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Biznesmeni Patriot Ndërton Monumentin Madhështor të Gjergj Kastriot Skënderbeut!

NEBI ISLAMI – I Shquar në Fushën e Mjekësisë Popullore, nga Fshati Golem i Kurveleshit!