in

Anastas Bozhori – “Personaliteti më i Madh i Futbollit Gjirokastrit!”

Dhuvjani eshte fshati ku lindi Anastas Bozhori, legjende e Shqiponjes dhe futbollit shqiptar.

Me datelindje 16 qershor 1922 pas mbarimit te shkolles fillore ne fshat dhe ate te mesme ne Voshtine, ku ishte dhe kapiten i skuadres se futbollit, po njekohesisht i dalluar edhe si vrapues, volejboll, kercim se larti, aftesi qe me pas i manifestoi ne fushen e futbollit.

Me çlirimin e vendit behet pjese e Grupit Partizani te futbollit qe perfaqesonte Ushtrine Popullore qe ne perberje kish futbolliste te shquar si Loro Boriçi, Bahri Karaja, Alush Merhori, Qamil Teliti, Avdi Bakalli etj.

Ne kete ekip nuk qendron per shume kohe dhe luan me Shqiponjen e Gjirokastres, sulmues me numrin 9 ne fanelle, se bashku me futbolliste te njohur si Pavllo Maksakuli, Leonidha Llambro (portier) Mundaz Peshkepia, Gligor Grekushi, Hasan Karagjozi, Luan Ohri, etj.

Ne loje karaktrizohej nga zgjuarsia dhe dinakeria, i shquar ne pasimet e topit dhe lojen ne grup, sulmues qe shenonte gola te befasishme, me gjuajtje te rrezikshme e vecanerisht me koke.

Ne vitin 1960 ngarkohet me detyren e trajnerit te ekipit, periudhe e veshtire, se skuadra e futbollit ishte e “percare”. Kerkohej harmoni dhe solidaritet i ekipit, jashte e brenda lojes, gje qe ai e arriti duke ndertuar marredhenieve te mira me cdo lojtar dhe duke i pergatitur ata intensivisht ne stervitje.

Per vitet qe ekipin e kishte ne ngarkim” Shqiponja” pati rezultate te mira.

Pas vitit 1990 shkoi ne Amerike dhe Athine ku ketu edhe u nda nga jeta me 20 shkurt 2013.

Anastas Bozhori ishte personaliteti me i madh i futbollit gjirokastrit, eshte shprehur per te gazetari i paharruar Sokrat Papadhopulli.

What do you think?

Written by Admini

Redon Makashi Sot  ka Ditëlindjen. E urojmë për 49 Vjetorin- Jetë të Gjatë e të Lumtur!

Vetitë çudibërëse të bananes – Mos u Mundoni Kot, Nuk i dini!