in

Sotira – “Perlë e Natyrës Shqiptare”, Fshati në Krahinën e Dropullit të Sipërm në Programin Zhvillimor të 100 Fshatrave!

Fshati Sotirë, i përzgjedhur ne programin zhvillimor 100 fshatra të Shqipërisë për turizëm rural, me të drejtë është quajtur perlë e natyres shqiptare dhe perfaqëson zonën më piktoreske të Dropullit të Sipërm në kufi me Greqinë.

 

“Bredhi i Sotirës”, monument natyror i veçantë vizitohet nga dhjetra turiste vendas, grupe e alpiniste te huaj, te interesuar për ekoturizëm dhe alpinizëm.

 

Edhe rrapi shume vjeçar eshte nje atraksion qe i jep nje vlerë te shtuar qendres se fshatit ku nen hijen e saj afrohen edhe shume turiste vendas e te huaj.

 

 

Ata, të ngarkuar me kureshtje, befasohen me bukurite dhe pasurite e këtij parku të gjelbër madheshtor me florë të pasur, me bredha e geshtenja, lule shumëngyreshe dhe faunë që përfaqësohet nga derri i egër, lepuri i egër, ujku, kaprolli, dhelpra, thëllëza e malit, etj.

 

Fshati krenohet me sheshin në qendër të tij ku pushohet e drekohet në “lokale turistike” me gatime fshati dhe vetem produkte bio, prodhime te stines, mish i fresket, mjaltë, gliko e embelsira, vere e raki vendi.

 

Midis objekteve te sherbimit, kuzhinë e hotel, shkolles me sahat me vlera historike, dallohet Kisha e Shen Sotirit, monument me vlerë të çmuar.

 

 

Sotira është vend pushimi dhe argetimi; me kalendar të pasur festash lokale, si Dita e 6 Gushtit e Shen Sotirit që kthehet ne feste popullore me kenge, valle e kaba, me dreka e darka që nisin dhe para dites se shenuar, me ngjarje te tjera ne historine dhe kulturen e fshatit.

 

Kjo feste, me karakter fetar, per afro 25 vjet u ndalua, ndersa me ardhjen e demokracise festohet me madheshti, me pjesemarrje te banoreve te fshatit që vine edhe nga mergimi, fshatrat e tjera te krahines dhe qyteti i Gjirokastres.

 

Pas `90 shumica e familjeve emigruan dhe fshati mbeti me 40-50 banore. Tani një pjesë janë kthyer dhe kane ngritur biznese.

 

Në zbatim te programit zhvillimor, banorët e Sotirës permiresimin e jetes e shikojne në ofrimin e sherbimeve për turistët, kthimin tek pervoja e përpunimit të esencave te halave të bredhit e pishës dhe sherebelës, investimet që mund te realizohen ne turizem, artizanat, bujqësi e gjetke, hartimin e zbatimin e nje plani menaxhimi nga struktura te specializuara si mbeshtetje për punesim dhe sigurim te ardhurash.

What do you think?

Written by admin

BENDI – Vendi i Kujtesës dhe Takimeve Për Banorët e Lagjes Pllakë në Gjirokastër!

Pjata Fantastike me të cilën Mastershefi Fundim Gjepali Prezantoi Kulinarinë Shqiptare në Bursën Ndërkombëtare të Milanos!