Urojme sot per ditelindjen gazetarin dhe poetin gjirokastrit Ylli Musta.
Ylli, gezuar, shendet, jete te gjate dhe krijimtari te mbare.
Ylli Musta eshte “shtepi poetesh”, ai eshte vellai i Poetit Roland Musta dhe poeteshes se njohur Vllasova Musta.
Me poezine e kane lidhur librat dhe shkolla, rrethi letrar i famshem i gjimnazit Asim Zeneli, pastaj fakulteti i Gazetarise ne Universitetin e Tiranes.
Ylli i perket brezit te gazetareve te shkolluar e profesionist qe nuk nderruan asnje dite zanat dhe mbajti emrin e mjeshtrit te fjales se shkruar.
Gazetarine e ushtroi ne gazeten lokale per vite te tera edhe disa vite pas `90 dhe kryeredaktor i saj.
Lexuesit gjirokastrit dhe me gjere e njohin per trajtimin e shkrimeve problemore dhe te “thekura” me nota te forta kritike, po ashtu per reportazhet dhe pershkrimet letrare, portretet dhe fejtonet, si ne shtypin e qytetit ashtu dhe ne organe te tjera te vendit.
Ndersa gazetarine si profesion e ka dashur dhe i ka bere yzmet, se e “ka mbajtur me buke”, sportin e guetise dhe te peshkut per hob, poezine e ka patur te lire ne shpirt dhe me fjalen e saj eshte shfaqur i vertete, i qete, vargje me shprehje metaforike dhe fryme lirike, me ide e detaje, pejsazhe plot ngjyra, per natyren dhe shpirtin njerezor.
Ne krijimtarine poetike te Yllit, e permbledhur dhe ne vellime poetike apo e faqosur ne gazetat e sotme letrare , eshte dashuria dhe ndjenja e mire per qytetin e tij te lindjes, per njerezit e dashur e zemergjere, per figura patriotike te saj si per Cercizin Topullin e luftetaret e lirise, per realitetet e sotme per te cilat shprehet edhe me dhimbje dhe trishtim per “gjera qe s`shkojne mire” , ne thelb thirrje te deshperuara, shprehje te sinqerta dhe te qarta te qendrimit si qytetar dhe poet me deshiren dhe vullnetin e mire per te ndikuar ne realitetin e sotem.
Gezuar Ditelindjen Ylli, shendet e jete te gjate, krijimtari te mbare e lumturi ne familje!